Po përgjegjësi administrative ka për drejtorët e Rilindjes?

Postuar në 10 Prill, 2024 15:59

Është arrestuar edhe drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit. Akuza është shumë e rëndë: marrje të dhënash nga sistemi TIMS. Më saktë: akuza do të duhet të ishte shumë e rëndë. Mirëpo në Shqipërinë e vitit 2024, skandali ka humbur vlerën e vet si i tillë dhe është transferuar në procedurë penale. Po flasim për një shkelje të jashtëzakonshme, për akses në një bazë të dhënash ku figurojmë të gjithë dhe këtë bazë e ka patur në posedim të bëjë çfarë të dojë ky drejtori i kaluar së fumdmi në arrest me burg.

Si përherë, asnjë përgjegjësi politike. Sepse në Shqipërinë e vitit 2024, secili për vetë, Zoti për të gjithë. Me këtë filozofi drejton ose zvarrit qeverinë edhe z. Rama si kryeministër, që po do të bindë njerëzinë se çdo akt, sado flagrant, është personal. Përgjegjësi personale. E nëse është kështu: pse nuk e hap rrugën ky zotëri për Olta Xhaçkën?

Nga ana tjetër, edhe sikur të jetë kështu, ka një përgjegjësi administrative vertikale në institucione si Bashkia apo Ministritë, ku po rezultojnë drejtor pas drejtori, si persona që akuzohen për plaçkitje. Sepse vjedhja është diçka tjetër. Nuk ka asnjë sekretar të Përgjithëm të ketë kuptuar se poshtë tij kanë shirë njerëz që kanë bërë dëme të mëdha? Nuk ka këtu një përgjegjësi që kërkon padyshim rishikime?

Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk ka asnjë shqetësim për këto që po ndodhin? Nuk ka kjo parti detyrimin të kërkojë llogari dhe të analizojë këtë që po ndodh me qeverisjen?

Qesharake si pyetje. Për cilën parti po flasim? Partia si e tillë është inekzistente në një sistem politik të personalizuar që popullohet nga tufa anëtarësh pa tru që tashmë janë të marrë peng në interesat e tyre, siguruar nga një sigël që është asgjë më shumë sesa një medaljon.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"...një sigël që është asgjë më shumë sesa një medaljon." Si shume po ia rrit vlerat Ps-se ti plako. Me shume se medalion ca do jete?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk ka vetedije per asgje nga asnje. Asnje nuk ka trurp dhe asnje nuk ndjen faj e deshtim. Eshte prekur fundi. Asnje nuk ndjehet pergjegjes. Pergjegjes ndjeshesh Ti dhe ato njerez qe jane qytetare qe vlersojne pasojat e vendimeve dhe i mban turpin ketij shteti mizerabel ku deshtimi eshte ne cdo qelize te tij. Respekt per Ty.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.