Gabimet e z. Rama dhe krimi i mohimit të Fajeve

Postuar në 08 Prill, 2024 17:44

Në një prononcim televiziv, ish-presidenti Alfred Moisiu, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:

Rama ka një tufë me gabime, por ka dhe punë të mira ndaj unë e quaj me një sy, jo me dy. Shqipëria ka ndryshuar, por unë për vete jam i pakënaqur

Tani këto lloj deklarimesh tingëllojnë si një lloj mënyre për të relativizuar të keqen që është ulur këmbëkryq në këtë vend dhe që origjinon kryesisht nga politikat e qeverisë. Zoti Rama ka gabime patjetër, por me përgjegjësinë që ka marrë ai ka edhe faje. Sidomos Faje. Skandalet që nuk kanë të sosur e që lidhen me shpërdorimin e parasë publike, me ekzekutimin e të ardhmes së sigurtë, nuk janë më çështje të kazanit mediatik, por të drejtësisë. E më shumë se kaq, ato janë çështje të stabilitetit social të këtij vendi që po dëshmon shqyerjen e vetvetes edhe për shkak të kësaj lloj apatie që manifestohet tek opozitarizmi I vetëçensuruar që fillon që nga partitë kryesore që kanë interesa biznesi, te njerëz si z. Moisiu që ndjen se nuk duhet të sulmojë partinë e tij sa kohë vërdallë është “krimineli Berisha”.

Sepse në mendësinë e intelektualëve të Shqipërisë, që janë një kolerë morale, ka vetëm një kriminel. Të tjerët thjesht gabojnë. Edhe kur tejtërsojnë prona me qindra hektarë, edhe kur faturojnë punë të imagjinuara, edhe kur legalizojnë kanabizimin. Këto janë gabime. Padyshim, ato mund të quhet edhe të tilla, por kjo apologji e heshtjes 11 vjeçare nga ata që në kohën e qeverisë që iku ishin përditë në ekran duke ngritur alarmin e shkatërrimit, është krim. Një krim publik me vetëdije ndaj këtij vendi. Dhe ne paguajmë pensione të mira për këta zotërinj të rremë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Skandalet që nuk kanë të sosur e që lidhen me shpërdorimin e parasë publike, me ekzekutimin e të ardhmes së sigurtë, nuk janë më çështje të kazanit mediatik, por të drejtësisë."
Kjo eshte fitore e madhe. Me pare skandalet ishin ne nje zinxhir pazaresh ku drejtesia ishte vetem nje hallke. Sot eshte ndryshe dhe padashur e ke pranuar. Drejtesia e ka keputur ate zinxhir. Kazanit nuk kemi ca ti bojm. Urime per shkrimin

Submitted by Taras (not verified) on

Gjenerali i xhenjos kupton pak e shpjegon pak, mund te themi se i punon gjysma e hemisferes se trurit.
Shkuan dhe e terhoqen per dreq nga loja e dominove qe po bente tek liqeni artificial i Tiranes me ishkoleget e tij pensioniste dhe e ulen ne karriken e Presidentit. Kete mumje qe si gjithe mumjet e tjera ne kete post, vetem sa harxhojne parate e shtetit.
Ky shquhet nga gjithe te tjeret, para e prapa tij per marrjen pjese ne evente nder shteterore me avion personal qe shume here e merrte me qera per udhetimin. Vecmas nga kryeministri. Punesoi te bijen e tij si keshilltare personale. Te birin e beri Prokuror kur ai e kishte lene shkollen e larte ne gjysem.
Sorollopi i Moisiut eshte corbe si gjithe te tjeret, koke tule do ta quante Rama ose do t'i drejtohej me fjalen gdhe.

Submitted by Taras Tarras (not verified) on

Sorollopi, koke tule, gdhe - te dekonspiruan si patronazhist qe je! Hani mut se ju qeras Rama, se korrupsionijn e ben per vete dhe per nje tufe hajdutesh rreth vetes! Juve tju rroj partia dhe hani mut!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.