Parandalohet një sulm tjetër në Rusi

Postuar në 30 Mars, 2024 09:18

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme Ruse ka arrestuar tre "shtetas të Azisë Qendrore" të cilët po planifikonin një sulm terrorist në Stavropol, në jugperëndim të Rusisë.

Lajmin e bën të ditur RiaNovosti, duke shpjeguar se shërbimet ruse kanë sekuestruar pjesë bombash artizanale dhe produkte kimike në vendin e banimit të tre të arrestuarve.

 "Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse ndaloi aktivitetet terroriste të tre shtetasve të një prej vendeve të Azisë Qendrore, të cilët synonin të kryenin një akt terrorist me anë të një shpërthimi në një nga vendet e grumbullimit masiv të njerëzve në Stavropol", citohet FSB.

Bazuar në këtë fakt, departamenti hetimor i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse për Territorin e Stavropolit hapi një çështje penale” për terrorizëm. “Gjatë hetimeve në vendin e banimit të të akuzuarit” në Stavropol “u zbuluan dhe sekuestruan pjesë të një mjeti shpërthyes të improvizuar, lëndë kimike dhe elemente shkatërruese”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.