Tre drejtorë të Veliajt shkojnë në burg

Postuar në 28 Mars, 2024 18:44

Dy ish-drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar sot me urdhër të SPAK. Në kuadër të dosjes 5D, në pranga përfunduan Redjan Molla dhe Mariglen Qato, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.   

Molla, ish-drejtor i UKT-së i larguar në vitin 2020 dhe Qato, ish-drejtor i IMT-së, e çojnë në tre numrin e zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilët vihen në pranga.

Arrestimi i tyre vjen pas atij të Taulant Tushës, gjithashtu njeri i afërt i kryebashkiakut, i cili u vu në pranga në dhjetor 2023 për implikim në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Tusha rezulton subjekt i një tjetër mase arresti të lëshuar ndaj tij ditën e sotme nga SPAK.

Nëntë urdhër-arrestet e lëshuara sot nga SPAK lidhen me dosjen 5D, e hapur pas denoncimit që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, ka bërë disa muaj më parë.

Në detyrim paraqitjeje në kuadër të të njëjtit hetim janë lënë Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Elantina Zere dhe Deborah Keçi.  

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Lajmi ishte vellai i Edi Rames, dhe jo drejtoret e Erion Veliajt. Mirepo, sic edhe e kam thene, te flasesh per vellain e Rames eshte shume e veshtire, dhe per shume gazetare thjeshte e pamundur; nuk eshte si te flasesh, bie fjala, per djalin e Berishes; te cilin edhe po e pane duke shfryre hundet e bejne lajm. Edhe ata qe qellojne te flasin, mundohen ta justifikojne, sic po bejne disa gazetare lapanjoze, te ashtuquajtur investigative, qe prezantohen si te gjithedijshem per boten e krimit, por kur vjen puna tek "i madhi" jo vetem qe heshtin si muter , por edhe kur e kane te pamundur te mos heshtin, mundohen si e si te justifikojne muterat e "te madhit".
Lajmin e beri Gazmend Bardhi. Ne te vertete, ate e ka bere Sali Berisha qe para 10 vitesh; ato qe tha Bardhi, i ka thene Berisha para 10 vitesh; dhe i ka perseritur me dhjetera e dhjetera here, perhere kur i ka rene rasti, kudo, ne Parlament dhe studiot televizive.
Nuk ka skandal te madh korruptiv apo kriminal, qe te mos e kete shpallur Sali Berisha i pari. Kjo eshte nje gje qe flet shume per te ashtuquajturen gazetari ne Shqiperi, sidomos ne kete kohe. Sidomos po ta krahasojme me kohen e Berishes; ne kohen e tij denoncimet i benin gazetaret dhe mediat, pas te cilave shkonte Rama dhe socialistja - sot, ne kohen e Rames, denoncimet i ben Berisha, pas te cilit shkojn gazetaret dhe mediat! Krahasimi thote shume.

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

Me vjen keq si per Ramen si per lali Erin.
Njerit i hajne kumbullat pas shpine tjetrit fiqte!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.