KE hap hetim për gjigantët e teknologjisë në Europë

Postuar në 25 Mars, 2024 22:09

Komisioni Evropian do të hapë hetime për kompaninë Alphabet, kompaninë mëmë të Google, Apple dhe Meta.

Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) është një ligj historik i BE-së që trajton konkurrencën në hapësirën dixhitale. Kompanitë me pozitë dominuese në segmente vendimtare të ekonomisë së internetit, siç janë ato të investiguara, duhet të veprojnë në mënyrë që të mos pengojnë konkurrencën.

Hetimet fokusohen në rregullat e drejtimit në Google Play dhe Google Search, politikat dhe opsionet e përzgjedhjes në App Store të Apple, dhe modelin "paguaj ose mirato" të Metës.

Komisioni është gjithashtu në një hetim paraprak mbi praktikat e renditjes së Amazon dhe strukturën e re të tarifave të Apple për dyqanet alternative të aplikacioneve.

Më herët në mars, Komisioni ka gjobitur Apple me 1.8 miliardë euro për sjellje antikonkurruese dhe u ka kërkuar nëntë platformave të mëdha teknologjike informacion se si praktikat e tyre gjeneruese të AI përputhen me Aktin e Shërbimeve Dixhitale.

Komisioni pritet t’i përfundojë hetimet brenda muajit të ardhshëm. Gjobat mund të jenë deri në 10% të qarkullimit global të secilës kompani.

/ Euractive /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.