Tërhiqet qeveria, ata që japin dhoma me qira për turizëm nuk do të taksohen si biznes

Postuar në 05 Mars, 2024 19:14

Qeveria është tërhequr nga propozimi për taksimin e qytetarëve që japin me qira vila apo apartamente përmes platformave si AirBnB apo Booking. Ministria e Financave njoftoi sot se drafti fillestar për turizmin, ku përfshihej regjistrimi i të gjitha njësive akomodues si biznese në QKB, do të ndryshohet.

Për pasojë, qytetarët që japin dhoma, apartamente apo vila me qira përmes AirBnB apo Booking për qëllime turistike, nuk do të kenë detyrimin ligjor për t’u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si strukturë akomoduese, pasi ofrojnë aktivitet sezonal (2-3 muaj gjatë verës apo një periudhë në festat e krishtlindjeve).

Por, pavarësisht se nuk do të kenë detyrime si biznes, kjo kategori duhet të pajiset me një certifikatë kategorizimi nga Ministria e Turizmit. Drafti parashikon që nëse këta qytetarë japin pronën me qira pa marrë certifikatën e klasifikimit, gjobiten nga 20-50 mijë lekë.

Propozimi i Ministrisë së Financave vetëm për ata individë që kanë një apartament, kanë një vilë, apo një dhomë dhe e japin me qira për qëllime turistike, të mos regjistrohen në QKB si biznes, por ti japi apartamentet me qira në periudha të caktuara, të paguaj detyrimet tatimore nga këto të ardhura një herë në vit nëpërmjet deklaratës të të ardhurave personale, pa qenë nevoja të pajiset me një NIPT dhe të marrë ngarkesa të tjera fiskale siç mund të jetë pagesa e kontributeve apo edhe të tjera detyrime që i shtohen nga pushteti vendor. Pra për këtë kategori të bëhet ky lehtësim”, tha zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.