Kosova, i vetmi vend në Ballkan ku kryeministri të dëgjon. Serbia po prish stabilitetin rajonal

Postuar në 04 Mars, 2024 16:00

Në një konferencë të organizuar në Prishtinë nga Fondacioni “Friedrich Hebert” me titull: “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, ish-ministri I Jashtëm I Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka hedhur kritika mbi lidershipin e Shqipërisë, e konkretisht kryeministrin Edi Rama dhe qëndrimet e këtij të fundit për çështjet rajonale.

Ndoshta Kosova është i vetmi vend në rajon ku kryeministri e kryetari i Kuvendit të dëgjon. Le të mos harrojmë që Evropa është një projekt gjeopolitik. Në Ballkanin Perëndimor është vështirë të flasësh për një rajon të unifikuar sa i përket çështjeve të sigurisë. E kemi Serbinë që është prishëse e stabilitetit rajonal...Kur ka ndodhur sulmi në Banjskë ka pasur njerëz në qarqet politike që ndoshta kanë thënë Kosova po e tepron me këtë ngjarje

citon “Koha Ditore” Bushatin.

Ky është një qëndrim i kundërt me atë të Edi Ramës, që përgjatë vitit të kaluar u përpoq të amortizonte gabimet dhe veprimet e Serbisë, qoftë edhe në situatën e Banjskës, përmes relativizimit të situatës dhe një përpjekjeje të hapur për të izoluar Kosovën. Qëndrimi i ish-ministrit socialist merr edhe më shumë kuptim në kushtet kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi pjesëmarrjen në samitin ceremonial të Tiranës për Ukrainën, ndërkohë që fryma e Konferencës ka qenë thuajse e gjitha për evdentimin e përgjegjësive të Serbisë për stabilitetin rajonal, një çështje për të cilën në Tiranë e kanë qepur gojën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.