ditmir bushati

Zilia e një ish-kryeministri për një kryeministër

Postuar në 14 Janar, 2020 18:12

Sot ish-kryeministri Sali Berisha shkruante në Facebook se me largimin e Ramës nga drejtimi i OSBE-së, imazhit të Shqipërisë i është dhënë një goditje për shkak të korrupsionit qeveritar. Shkruan ndër të tjera z. Berisha:

Arsyet banale të një emërimi...jashtë shtetit

Postuar në 12 Janar, 2020 11:49

Që ta thjeshtojmë sepse është banale: 

E keni parasysh lajmin që Ditmir Bushati u caktua në një detyrë në OSBE? I dërguar i posaçëm e quajnë. Do bëjë çdo gjë, për çdo fushë dhe hall ndërkombëtar. Këtë ndryshe e quajnë Përmbarues - Factotum. 

Telegramet vinë e venë...Dear Ditmir!

Postuar në 03 Shkurt, 2019 13:37

Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm dhe për Evropën ka publikuar sot në faqen e vet në Facebook disa letra falënderimi që ka marrë nga homologë të tij me rastin e lënies së detyrës. 

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në largimin e tij nga detyra, ka marrë disa letra falenderime mes të cilave nga Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo, ministri i Jashtëm britanik Duncan, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Enzo Moavero Milanesi dhe ai turk Mevlut Cavusoglu

Largimi i paarsyetuar dhe i dyshimtë i ministrit të Jashtëm

Postuar në 28 Dhjetor, 2018 15:03

Në listën e ministrave që Edi Rama ka larguar sot ka rënë në sy ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. I papërfolur për ndonjë skandal financiar sikundër Gjiknuri dhe Ahmetaj, apo pa krizat e Lindita Nikollës me studentët, Bushati ka patur një drejtim objektiv dhe me disa arritje. Në parantezë po themi se ministri i Jashtëm nuk arriti të krijonte autonominë e një figure që ka autoritetin e vet të padiskutueshëm për çështjet e politikës së jashtme, por megjithatë ai nuk hyn te servilët e Edi Ramës apo te ministrat që riprodhojnë gjuhësisht kryeministrin.

Ditmiri, sufleri i Nikos në Athinë

Postuar në 20 Dhjetor, 2017 16:28

Sot ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati, ka dhënë një prononcim për televizionin e tij të preferuar – Top-Channel – përmes të cilës ka “sqaruar” me pak fjalë se çfarë është arritur në takimin e Kretës. Bushati është përqendruar në cështjen e ligjit të luftës, të varrezave për ushtarët e rënë grekë gjatë LIIB dhe për marrëveshjen e detit.

Ministri Bushati, në vijim të kapacitetit të tij mediatik për të mos qenë asnjëherë lajm, ka sqaruar hapat procedurialë, por pa patur kurajon të zbulojë diçka më shumë se kaq për publikun shqiptar.

Martesa blic në Konsullatën e Shqipërisë në Milano

Postuar në 29 Shkurt, 2016 23:21

E mbani mend Ditmir Bushatin në vitin 2013 kur zinte vend në lajme e në tituj me idetë për rilindjen e diplomacisë, heqjen e të paaftëve, goditjen e nepotizmit në emërime, apo edhe thirrjen e këshilltarëve gjermanë dhe optimizimin e përfaqësimit? Ndoshta jo, se llafet i merr era, por jo thagmat si këto që sjell sot emisioni “Stop” në Tv Klan. Martesë ku shkesë është një sekser që thotë se lekët përfundojnë te konsullja e Shqipërisë në Milano, Luljeta Çobanaj. Një akuzë që mbetet vetëm e tillë, sa kohë që konsullja do të duhet të sqarojë pozicionin e vet.

Subscribe to RSS - ditmir bushati