Muri i Hadrianit, ikonë e homoseksualizmit?

Postuar në 03 Mars, 2024 22:13

Një strukturë 1900-vjeçare në Anglinë veriore njihet si një nga reliket e ruajtura më më mirë të  Perandorisë Romake. Por ajo që pak njerëz dinë është historia e saj e lidhur me “historinë queer” të Anglisë.

English Heritage thotë se ka prova që perandori Hadrian ka pasur disa marrëdhënie homoseksuale ndërsa ishte ende i martuar me gruan e tij Sabina, gjë që është arritur të dokumentohet plotësisht vitet e fundit.

Kjo përfshin marrëdhënien e tij pasionante me Antinousin, një djalë grek, të cilin ai e ftoi t’i bashkohej me turneun e tij në Perandorinë Romake.

Kur Antinousi u mbyt në lumin Nil në vitin 130 pas Krishtit, Hadriani, i cili mori kontrollin mbi Perandorinë e madhe Romake në vitin 117 pas Krishtit, thuhet në tregimet e lashta se qau "si grua".

Një burrë romak ishte i lirë të zgjidhte partnerë seksualë të secilës gjini për sa kohë që një lidhje përfshinte një partner dominues në çdo takim seksual, gjë që lë të kuptohet se marrëdhëniet homoseksuale nuk ishin të rralla.

"Për të kuptuar Murin e Hadrianit, duhet të kuptoni perandorin romak që e ndërtoi atë - karrierën e tij, jetën e tij dhe kohët në të cilat ai jetoi", shpjegoi English Heritage.

Edhe sot, Muri i Hadrianit shtrihet 73 milje midis brigjeve lindore dhe perëndimore përgjatë Northumberland, Cumbria dhe Tyne and Wear.

Ai ka kala, kulla, frëngji dhe qytete që dikur ruanin muret dhe u ndërtuan midis 122 dhe 130 pas Krishtit.

Një nga pamjet e saj më të njohura ishte pema Sycamore Gap, e cila kishte në mur që nga vitet 1800, por u pre gjatë natës, gjë që detyroi policinë të niste një hetim.

Lidhjet midis Perandorit Hadrian dhe historisë së komunitetit gei nuk janë të reja. National Museums Liverpool e ka përshkruar atë dhe Antinous si "çiftin më të famshëm homoseksual në historinë romake".

Edhe Muzeu i Londrës i fton vizitorët të "zbulojnë historinë magjepsëse dhe prekëse të përkushtimit të pavdekshëm midis këtyre dy ikonave romake mashkullore: Hadrian dhe Antinous".

Ky etiketim ka sjellë reagimin e shumë akademikëve të cilët nuk bien dakord me English Heritage. Shumë ekspertë janë shprehur se fondacioni i bamirësisë po përpiqet të tregohet "hiper trendy".​

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.