Krizë e plotë besimi me Greqinë/Edi Rama nuk merret vesh as me Kryeministrin e Kosovës që flet të njëjtën gjuhë

Postuar në 20 Shkurt, 2024 20:46

Në një diskutim të hapur, të organizuar nga Unioni Greko-Amerikan më 5 shkurt të këtij viti, është marrë në shqyrtim situata e marrëdhënieve me Shqipiërinë aktuale, e cila me çështjen “Beleri” mesa duket përuroi një etapë të re tensionesh. Përtej konsideratave për funksionimin e institucioneve shqiptare meriton vëmendje qëndrimi i profesorëve grekë për qasjen ndaj vendit tonë.

Greqia po sillet me Shqipërinë në mënyrë brukseliane le të themi, me një vend sistemi politik i të cilit ka karekteristika të dukshme antieuopiane. Nuk është një vend si Gjermania apo Franca me të cilët mund të merresh vesh. Është një vend që kupton vetëm lojën e forcës dhe dua të them diçka që e kam thënë edhe në Larisa se fatkeqësisht ne mbyllëm divizionin e tetë ushtarak të Janinës, një mekanizëm që shkaktonte frikë të vazhdueshme te shqiptarët.

Shqipëria po kthehet në një faktor destabiliteti dhe më e keqja nga të gjitha është se ky vend ka pas vetes Turqinë. Ka dakordësuar marrëveshje shumë të rëndësishme ekonomike dhe ushtarake me Turqinë dhe nga kjo e fundit ka marrë ekspertizë sesi të menaxhojë çështjen e Greqisë. Duke ndjekur deklaratat publike të zotit Rama po shoh një Erdogan të vogël. D.m.th pa e kuptuar në Ballkanin Perëndimor kemi një Turqi të dytë 

Pasazhi më sipër i takon profesorit të Universitetit të Gjenevës, Meletis Meletopoulos, që nuk ka harruar të vërë në dukje çmobilizimin ushtarak në veriun e Greqisë si faktor dobësie të kësaj fundit. Nuk është e qartë se çfarë nënkupton prania e një divizioni në kufi me Shqipërinë e sotme, por sipas tij, gjuha e forcës është element i padiskutueshëm në marrëdhënie me shqiptarët.

Edhe më i qartë ka qenë ish-ambasadori grek në Shqipërië, Alexandros Malias, sipas të cilit dënimi eventual i Fredi Belerit do të testonte marrëdhëniet mes dy vendeve, që sipas tij vjen në kushtet kur z. Rama si kryeministër i Shqipërisë:

Nuk mund të bindë as kryeministrin e Kosovës, ndonëse flasin të njëjtën gjuhë

Folës të tjerë kanë vënë në dukje se problemi i krijuar me çështjen “Beleri” ka përcaktuar një politikë të vendosur të Athinës në raportet e Shqipërisë me BE-në, çka presupozon se episodi elektoral i Himarës po gjeneron një faturë disproporcionale edhe me motivet e z. Rama, që lidhen sipas disa gjasave me ca troje ndërtimi në bregdet.

Ajo që ka më shumë rëndësi është gjurma që ka lënë sjellja e kryeministrit shqiptar në mjedise akademike dhe politike në Athinë. Duke përforcuar një klishe që duhej të ishte kapërcyer: me shqiptarët ka vetëm një gjuhë. Kjo ka vërtetësi therëse jo për atë arsye që nënvizojnë panelistët në fjalë, por për faktin se forca vepron ndaj atij që ka shumë padronë. Ne nuk e kuptojmë dot ende se cili është përfitimi që kemi ne si qytetarë nga kjo politikë, pasi pragmatizmi është shumë pozitiv kur sjell diçka për të gjithë. Këtu ne kemi të bëjmë me pragmatizmin ekstrem për llogari të një njeriu të vetëm që edhe për më naivët po zbulon se nuk ka asnjë konstante në psikën e vet veç karriges ku është ulur.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Këtu ne kemi të bëjmë me pragmatizmin ekstrem për llogari të një njeriu të vetëm që edhe për më naivët po zbulon se nuk ka asnjë konstante në psikën e vet veç karriges ku është ulur"
Pra konkluzioni eshte se Rama i ka shpallur lufte Greqise pasi vetem keshtu ruan karrigen.
Po ca ka Greqia qe nuk sulmon? Apo i mungon ai divizioni qe e ka heq nga kufiri. Keto jane arsyetime mesjetare. Po Greqia eshte ne gjendje lufte me Shqiperine cfare e ndalon te sulmoje? Api ka frike nga vellai i madh Erdogani.
Gjithe keto muhabetet e ketyre palo profesoreve jane atavike.
"...episodi elektoral i Himarës po gjeneron një faturë disproporcionale edhe me motivet e z. Rama, që lidhen sipas disa gjasave me ca troje ndërtimi në bregdet."
Cilave gjasa? Apo hajt te hedhim nje llaf .Fredi Beleri ky kriminel i denuar nga gjykata, qe ka ndenjur neper bodrume me vite te tera per tju fshehur drejtesise te rrije ne burg se gjithsesi eshte me kushte me te mira se bodrumi. Se po i dhane leje te dalin ai ka dhene prova qe iken.
Dhe nuk ka per te dale. Sepsa Edi Rama nuk ben pazar ne kurriz te drejtesise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.