Qeveria greke propozon nismën e re/Operacione kirurgjikale jashtë radhe kundrejt një pagese minimale

Postuar në 19 Shkurt, 2024 19:00

Qeveria greke e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis ka vënë në veprim një sërë masash me drejtim social që dëshmojnë se në vendin fqinj trashëgohen shumë probleme të cilat kërkojnë përgjigje tjetër. Pas propagandimit 3 vjet më parë të digjitalizimit të shërbimeve publike, Athina vuri dorë edhe mbi menaxhimin e plazheve, një sektor ky ndër më kryesorët në Greqi, pasi lidhet me turizmin. Duke i dalë kundër parimit të së djathtës për lirinë e sipërmarrjes, drafti i ri që raportohet në mediat e vendit fqinj, e vë theksin te kontrolli i bregut dhe kufizimet në shfrytëzimin e vijës detare.

Shtuar kësaj qasjeje vjen një tjetër plan që lidhet me sektorin shumë delikat të shëndetësisë, nën goditje në të gjitha vendet. Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, ka njoftuar një plan të ri që synon të zbusë disi çështjen e trajtimeve operatore.

Ne po propozojmë një opsion shtesë për individë që kanë dëshirë të paguajnë një kosto të arsyeshme për operacione jashtë radhës. Nuk po privatizojmë Sistemin Shëndetësor Kombëtar. Do të ishte budallallëk të thoshim se nuk kemi nevojë për të. Synimi ynë është fuqizojmë systemin dhe të ruajmë karakterin e tij publik

është shprehur ai.

Të quajtura “operacione të pasdites”, ndërhyrjet në fjalë konsistojnë në operacione kirurgjikale jashtë sistemit të prenotimit që kryhen në orare jashtë atij zyrtar përkundrejt një kostoje të cilën Georgiadis e cilësoi si shumë më të ulët sesa ajo e sektorit privat. Ai ka shtuar se ministria ka angazhuar ekipet drejtuese të spitaleve rreth disponibilitetit dhe interesit të stafit për këtë ide e cila do të zbatohet “në bashkëpunim mes klinikave dhe administrative të spitaleve”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.