Me matje konkrete: Tirana me ajër më të ndotur sesa Metropolet e mëdha

Postuar në 30 Janar, 2024 14:37

Në  një intervistë dje në emisionin “Të Paekspozuarit”, ish-deputeti Besnik Baraj, ka folur për ndotjen në Tiranë e cila sipas matjeve të tij, rezulton e rrezikshme për shëndetin. Baraj arriti deri aty sa sugjeroi në mënyrë kuptimplotë:

Shkoni bëni Pazar, por mos merrni fëmijët me vete!

Duke iu referuar këtu sidomos qendrave tregtare.

Sipas Barajat situata është shumë shqetësuese në Tiranë, pasi normat e përqendrimit të grimcave të dëmshme në ajër në Tiranë, janë shumë mbi normën.

Për të bërë një krahasim me disa metropole shumë më të zhvilluara se Tirana. Ditën e sotme në Londër niveli i PM(grimcat e emetuara nga djegia e karburanteve) 2.5 ka qenë 13 mikrogram/m3. Në New York ka qenë 4.2 mikrogram/m3. Në Romë ka qenë 12.7 mikrogam/m3. Në Paris ka qenë 16 mikrogram/m3 dhe në Berlin ka qenë 11.1 mikrogram/m3. Ndërsa matjet e Tiranës tregojnë shifra shumë më të larta, nga 33-92 mikrogram/m3

citohet Baraj.

Kjo në qytetin e Tiranës që sipas kryebashkiakut Veliaj është shembull pastërtie. Profesori ka sqaruar se Tirana ka patur stacione matjeje të ndotjes më herët.

Comments

Submitted by haha (not verified) on

ky e ka fiks,
une dilja 2 here nga liqeni mqs jetoj prane vetem te merja fryme kur visitova shqiperine.
eshte shume rende gjendja e ajrit ne shqiperi. grimcat vetem depozitohen ngado.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.