Vetëm 18% e mbetjeve riciklohen

Postuar në 21 Janar, 2024 22:09

Ngritja e dy inceneratorëve në Fier dhe Elbasan si dhe plani për të vënë në punë edhe një incinerator në Tiranë duket se ka penguar projektin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku një vend kryesor zë riciklimi.

Drejtuesja e programit të qeverisë gjermane GIZ, Christine Koenig, na zbulon se Shqipëria renditet si një nga vendet me normën më të ulët të mbetjeve të ricikluara në Europë, ndonëse direktivat e Brukselit janë për reduktimin e sasive të mbetjeve që shkonjnë në landfille. 

Në përgjithësi në Shqipëri riciklohen vetëm 18% e mbetjeve. Direktiva e BE-së parashikon zvogëlimin në mënyrë të konsiderueshme të sasisë së mbetjeve që shkon në landfill dhe të rrisë raportin e riciklimit deri në 65% në 2035. Mbetjet organike, të cilat janë më shumë se 50% e totalit të mbetjeve në Shqipëri, kanë një potencial të madh për të rritur raportin e riciklimit. Objektivi i projektit "Ekonomia Qarkulluese" është të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE, në linjë me standardet mjedisore.

MCN vendosi të shihte nga afër dy prej këtyre qendrave, atë në Belsh dhe në Roskovec.

Por si bëhet konkretisht puna në këto qendra? Miranda Cebeli, drejtoreshë e kompostimit në qendrën e Roskovecit, na shpjegon si kryhen këto procese në terren.

Çdo mbetje bimore që hidhet si në mënyrë të paligjshme si dhe hidhet në sera, si dhe krasitjet që bëhen nga sektori i gjelbërimit, merret dhe sillet këtu.

Plehu organik mendojmë se është i një cilësie shumë të mirë sepse ka në përbërje e tij dega të dëlira, ka bar të korrur nga lulishtet e bashkisë, ose bar të hedhur nga qytetarët nëpër kosha, ka gjethe, perime që blihen dhe i grumbullojmë, ka bërsi ulliri, që është shumë e mirë, etj.

Sipas Institutit të Statistikave, vetëm përgjatë vitit 2022, në vend janë menaxhuar në total 820 822 mijë tonë mbetje urbane, ku pjesa më e madhe janë depozituar në landfille.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.