Inteligjenca artificiale vlerësohet me çmim letrar në Japoni

Postuar në 18 Janar, 2024 18:05

Romani që fitoi çmimin më prestigjioz letrar së fundmi në Japoni ka dorën e inteligjencës artificiale. Autorja Rie Kudan ka pranuar se ka përdorur ChatGPT gjatë shkrimit të romanit, madje ajo e ndihmoi të zhbllokonte potencialin e saj.

Romani "Tokyo-to Dojo-to" u vlerësua me Akutagawa, çmimi më i madh i letërsisë në Japoni.

Fabula flet për ndërtimin e një kulle burgu të lartë në një Tokio futuriste. Arkitekti i kullës është i pakënaqur me shoqërinë e së ardhmes, kërkesën e saj të tepruar për tolerancë dhe mbështetjen e tepruar në inteligjencën artificiale.

Vetë autorja pranoi se rreth 5% e romanit është krijuar nga AI. Kudan rrëfeu se i beson shpesh chatbot-it gjëra që nuk do t’ia thoshte kurrë një njeriu. Përgjigjet e tij gjeneruan një dialog frymëzues që ajo e  paraqiti më vonë në romanin e saj.

Rrëfimi i saj është pritur me reagime të ndryshme në mediat sociale. Disa e vlerësojnë përdorimin e teknologjisë në zhvillim, ndërsa të tjerë e cilësojnë të pamerituar çmimin më të lartë letrar të Japonisë.

Që nga hyrja në përdorim e programeve gjeneruese të AI si ChatGPT, shumë prej tyre kanë ngritur shqetësime për përdorimin etik të një teknologjie të tillë, e cila tashmë është përdorur gjerësisht për të shkruar punime kërkimore, kode kompjuterike dhe skenarë filmash.

Vitin e kaluar, një grup prej 1 100 studiuesish të AI, njohës të mirë të teknologjisë dhe futuristë të tjerë, duke përfshirë miliarderin Elon Musk dhe bashkë-themeluesin e Apple, Steve Wozniak, nënshkruan një letër të hapur duke kërkuar moratorium gjashtëmujor për "eksperimentet gjigante të AI" për të dalë me udhëzime për si duhet zhvilluar dhe përdorur teknologjia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.