Ka një prirje të fortë për të politizuar fiksionin bashkëkohor

Postuar në 14 Janar, 2024 21:46

Sigrit Nunez është fituese e National Book Award në SHBA për vitin 2018, me librin “The friend”. Ajo e shkroi relativisht vonë librin e saj, edhe pse në botën e letrave u fut që në mes të viteve ’70. Puna si asistentredaktore në The New York Review of Books, krah emrave të njohur, mes të cilëve edhe Susan Sontag, e bëri atë të kërkonte më shumë. Ajo ka dhënë leksione në universitete të nivelit të lartë në SHBA, përfshirë Columbia dhe Princeton.

Nunez ka pikëpamje të forta për politizimin në rritje të fiksionit bashkëkohor. Është një prirje, të cilën thotë se e ka hasur shpesh.

"Ekziston padyshim një ide midis shkrimtarëve në Amerikë tani që qëllimi i romanit është të marrë një anë," thotë ajo.

Nunez sjell rastin e një seminar të kohëve të fundit, ku ishte i pranishëm edhe një agjent letrar. Gjatë diskutimit mbi një tregim të shkruar nga një student i ri, mashkull. "Agjenti i tha klasës: 'Mendoj se duhet ta dini se në këtë industri tani, shumë rrudhin vetullat mbi idenë e një historie për një grua, të shkruar nga një burrë.'

Një kolegu im pyeti: “Por, ç’të themi për zonjën Bovari? Apo Ana Kareninën?'

“E kupton këtë edhe nga studentët,” vazhdon Nunez. “Ata nuk duan të shkojnë në leksione që jepen nga autorë meshkuj të bardhë, veçanërisht nëse janë të pasur. Ata duan të studiojnë vetëm libra nga njerëz me ngjyrë. Padyshim që ekziston një mentalitet për atë që duhet lexuar dhe çfarë duhet mësuar. Është jashtëzakonisht shqetësuese; ti nuk shkon te romani për të menduar në grup.​

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.