Marrëveshje mes klerit dhe biznesit/Projekti i një hoteli rrezikon lagjen e armenëve në Jeruzalem

Postuar në 06 Janar, 2024 20:48

Projekti i një hoteli luksoz rrezikon një lagje armene në Jeruzalem. Në një cep të qytetit të vjetër të Jeruzalemit pranë Katedrales së Shën Jakobit, të mbijetuarit e gjenocidit armen gjetën strehë më shumë se njëqind vjet më parë.

Por në vitin 2021 një investitor hebre-australian nënshkroi një marrëveshje me një përfaqësues të klerit armen për të ndërtuar një hotel luksoz.

Banorët e lagjes së vjetër janë ngritur kundër këtij plani.

"Në thelb ne po luftojmë për ekzistencën tonë," thotë Hagop Djernazian, student dhe bashkëthemelues i Save the ARQ, një OJQ e dedikuar për ruajtjen e lagjes armene.

“Njerëzit mendojnë se ky është vetëm një parking, por nuk është i tillë. Ne kemi qenë pronarë të kësaj toke prej qindra vitesh.”

Komuniteti armen thotë se marrëveshja e hotelit është e paligjshme, sepse nuk ka pasur asnjë konsultim me ta.

Shumë prej tyre tani flenë në tenda, për të qenë gati në rast se nis ndërtimi.

Kompania që qëndron pas projektit, Xana Capital, ka tentuar disa herë t’i intimidojë banorët.

Paralelish, armenët po sulmohen edhe nga ekstremistët hebrenj, qëkur morën vend në qeverinë Netanjau një vit më parë.

"Vendet e shenjta po vandalizohen nga kolonët dhe ekstremistët," thotë Djernazian. "Klerikët po sulmohen, anëtarët e komunitetit po sulmohen dhe e gjithë kjo ndodhi së fundmi - në [vitin] e kaluar."

Por ndërkohë, armenët e Jeruzalemit janë më të vendosur se kurrë për të mbajtur tokën e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.