17 000 vdekje nga hidroksiklorokina e rekomanduar gjatë pandemisë së CoVid-19

Postuar në 06 Janar, 2024 16:54

Kërkuesit francezë kanë përllogaritur se rreth 17 000 njerëz mund të kenë vdekur nga përdorimi i hidrokisklorokinës në fazën e parë të pandemisë së CoVid-19. Medikamenti antimalarik u sugjerua në fazën e parë nga një mjek francez, Didier Raoult, që më pas u lëviz nga detyra për shkak të problemeve që u krijuan.

Studiuesit thonë se numri i vdekjeve është përlogaritur mbi një studim të vitit 2021 në “Nature” sipas të cilit u verifikuan 11% më shumë vdekje në pacientë të hospitalizuar të cilëve iu rekomandua barna në fjalë.

Vdekjet janë verifikuar në Francë, Belgjikë, Itali, Spanjë, Turqi dhe SHBA. Medikamenti në fjalë, por edhe klorokina, e ngjashme me të, u aplikuan edhe në Shqipëri, madje në shitje të lirë, një dëshmi kjo e faktit se mjekimi fillestar në një pjesë të madhe gjatë pandemisë, ishte një miksim injorance dhe eksperimentimi mbi njerëzit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.