Jap dorëheqjen si ministër nëse më kërkojnë të votoj pro martesave gay

Postuar në 23 Nëntor, 2023 16:25

Ministri grek i Shtetit, Makis Voridis, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse kryministri Kyriakos Mitsotakis do të kërkojë disiplinë partiake në votimin e ligjit që institucionalizon martesat e të njëjtit seks.

Kryeministri nuk ka vendosur kohën e qartë për nismën në fjalë, nuk kam çfarë të shtoj. Pozicionet e mia janë të njëjtat…Është çështje ndërgjegjeje. Nëse dikush më thotë që “duhet ta bësh këtë”, unë nuk mundem

citohet Voridis.

Nisma duket se vjen në një moment politik kuptimplotë në Greqi, kur kreu i opozitës kryesore është një homoseksual i katapultuar nga ish-kryeministri Alexis Tsipras. Mesa duket e djathta po nxiton të bëjë detyrën e “të drejtave të njeriut” duke synuar të mbyllë edhe një hendek eventual elektoral.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.