Rusia nis përgatitjen e “policëve” të parë të internetit

Postuar në 09 Nëntor, 2023 17:31

Në Rusi është hapur një program universitar për monitorimin e ekstremizmit në internet. Dega e re në universitetin më të madh të menaxhimit do të formojë profesionistë që do të mbajnë nën vëzhgim mediat sociale për postime me natyrë ekstremiste.

Mbështetur nga Komiteti Kombëtar Anti-Terrorist i Rusisë, programi i Akademisë Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike (RANEPA) do të trajnojë paralelisht edhe zëdhënësit e ministrive qeveritare dhe kompanive shtetërore.

"Oficerët e sigurisë së medias" do të kenë për detyrë të luftojnë propagandën e terrorizmit, kulturën kriminale, vetëvrasjen e adoleshentëve dhe fyerjen mbi baza fetare", thotë drejtuesja e këtij programi, Lidiya Malygina.

Të diplomuarit do të marrin një diplomë bachelor në "Mbështetje mediatike për interesat shtetërore dhe sigurinë kombëtare", si dhe një nga tre specializimet që fokusohen në bullizmin kibernetik ose përndjekjen, piraterinë dhe ekstremizmin.

Sipas gazetës Izvetia, kërkesa pritet të jetë e lartë për programin pasi autoritetet ruse kanë zbuluar dhe bllokuar një numër në rritje të materialeve "të paligjshme" dhe "të dëmshme" në internet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.