Plumb dhe kadmium në një pjesë të madhe të çokollatave

Postuar në 03 Nëntor, 2023 19:06

Çokollata, një nga produktet më të konsumuara në festat e fundvitit, ka në përbërje ato që njihen si metalet e rënda, të dëmshme për shëndetin. Shoqata Consumer Reports, në SHBA, ka hartuar një raport të plotë pasi ka analizuar 48 produkte të kategorive të ndryshme, të gjitha të prodhuara nga marka të mëdha amerikane apo ndërkombëtare.

Në përbërje të çokollatës rezulton se ka plumb dhe kadmium, në nivele sa dyfishi i normës së lejuar.

Nga 28 lloje çokollatash të zeza, 71% prej tyre kanë rezultuar me nivele të larta të dy metaleve të rënda. Marka më e “ndotur” rezulton Perugina Premium Dark Chocolate nga Nestle, te e cila u gjetën nivele plumbi në masën 314% dhe 539%, përkatësisht për çokollatën me 70 dhe 80% kakao. Përqindja e plumbit lidhet direkt me sasinë e kakaos. Kjo do të thotë që kontaminimi nis që nga bima, në të cilën metalet e rënda futen përmes rrënjëve, gjetheve dhe ajrit.

Nivele më të ulëta të këtyre dy elementëve u gjetën te çokollatat me qumësht, çokollata e bardhë dhe çokollata në formë kokrrizash që përdoret në pastiçeri.

Metalet e rënda janë potencialisht toksike për shëndetin e njeriut, kafshëve dhe për mjedisin. Në mënyrë të veçantë, ekspozimi ndaj plumbit, mërkurit, kadmiumit dhe arsenikut është i dëmshëm për njerëzit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.