“Evropës ia kemi thënë, Kosovën nuk e njohim!”

Postuar në 31 Tetor, 2023 19:11

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti serb e bëri sërish të qartë këtë qasje.

Vuçiç tha se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe se vendi i di angazhimet e tij dhe po i përmbush ato në përputhje me marrëveshjet, por se është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë, sepse një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e saj.

Do të përsëris atë që kam thënë edhe në Bruksel pas takimit të fundit me përfaqësuesit evropianë (Michel, Borrell dhe Lajçak), dhe liderët e tre vendeve më të mëdha (Italisë, Gjermanisë dhe Francës). Për Serbinë është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe për këtë ne i kemi informuar të gjithë partnerët tanë jo një herë, por shumë herë, dhe ky është qëndrimi i Serbisë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se ka diskutuar me Von der Leyen për situatën politike në rajon, duke i shprehur qartë pikëpamjet e Serbisë.

"Qëndrimi i Serbisë mbetet i pandryshuar dhe ne e dimë se çfarë ka pranuar Serbia - që është diçka për të cilën kemi diskutuar, debatuar dhe kemi miratuar konkluzionet në Asamblenë Kombëtare. Prandaj, ne do të veprojmë me përgjegjësi dhe seriozitet në përmbushjen e angazhimeve tona, ndërsa presim që të tjerët të përmbushin obligimet e tyre, të cilat duhet t'i kishin përmbushur më shumë se 11 vjet më parë”, përfundoi Vuçiç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.