Orban: BE, një parodi e keqe e ish-Bashkimit Sovjetik

Postuar në 24 Tetor, 2023 11:50

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, akuzoi Bashkimin Europian se po kërkon të arrijë të njëjtin dominim si Bashkimi Sovjetik dikur. Në përvjetorin e kryengritjes së Hungarisë, në vitin 1956, kundër BS, Orban tha se BE po tenton t’i heqë Budapestit identitetin.

Sot po shohim gjëra që na kujtojnë epokën sovjetike. Po ndodh që historia të përsëritet. Për fat të mirë, ajo që dikur ishte tragjedi, tani është një komedi në rastin më të mirë. Për fat të mirë, Brukseli nuk është Moskë. Moska ishte një tragjedi. Brukseli është thjesht një parodi e keqe bashkëkohore

Orban pohoi se Brukseli është përpjekur të imponojë një model të demokracisë liberale që populli hungarez e ka hedhur poshtë. Ai shtoi se megjithëse metodat dominuese të BE-së të kujtojnë epokën sovjetike, blloku nuk është në gjendje të sundojë me dorë të hekurt.

Na është dashur të kërcenim me melodinë që fërshëllente Moska”, tha Orban për katër dekadat e Hungarisë nën kontrollin sovjetik.

Edhe Brukseli fërshëllen, por ne sot kërcejmë vallen që duam vetë dhe nëse nuk duam, atëherë nuk kërcejmë

Në Hungari, 23 tetori përkujton fillimin e revolucionit të vitit 1956, i cili u shtyp nga trupat sovjetike pas vetëm 12 ditësh. Çdo vit, Orban mban një fjalim për mbështetësit gjatë festës dhe shpesh ka bërë krahasime midis shtypjes sovjetike dhe taktikave të BE-së.

Vitin e kaluar, ai parashikoi se blloku do të përfundonte si Bashkimi Sovjetik. Orban ka pasur shpesh përplasje me BE-në për sanksionet ndaj Rusisë, emigracionin e paligjshëm dhe "propagandën" LGBTQ, ndër çështje të tjera.

Javën e kaluar, ai u takua me presidentin rus në Pekin dhe bëri thirrje për një marrëveshje të ngociuar mes Rusisë dhe Ukrainës, duke argumentuar se sanksionet kundër Moskës i kanë varfëruar qytetarët e Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.