Gul: Duhen dy për tango

Postuar në 06 Tetor, 2023 20:08

Turqia e ka ende ambicien e integrimit në Bashkimin Europian, pavarësisht se bisedimet për anëtarësimin e plotë kanë nisur që prej vitit 2005.

Ish-presidenti turk Abdullah Gul (nga 2007 deri në 2014) e sheh më shumë te BE-ja përgjegjësinë për mungesën e progresit në këtë proces. Në një intervistë për greken Kathimerini, Gul, i cili ka mbajtur edhe detyrën e kryeministrit dhe atë të ministrit të Jashtëm, thotë se sfidat e brendshme të vendit, si grushti i shtetit më 2016, e kanë penguar vendin të plotësojë disa kritere. Tani që qeveria aktuale është gati, sipas tij, pala europiane duhet ta mbështesë.  

Që nga fillimi i negociatave të anëtarësimit me BE-në, rrugëtimi ynë nuk ka qenë në rrugën e pritur për shkak të disa arsyeve që rrjedhin nga të dyja palët. Duhet të pranojmë se gjatë viteve të fundit, Turqia kaloi kohë të vështira duke u përballur me disa sfida të brendshme dhe një përpjekje të dështuar për grusht shteti. Është e qartë se këto zhvillime na lidhën duart për të përmbushur disa kritere të nevojshme. Tani, lidershipi dhe qeveria aktuale në Turqi janë të gatshme të çojnë përpara axhendën pozitive me BE-në dhe të rigjallërojnë procesin e pranimit. Unë e mbështes plotësisht këtë qasje që të njihet dhe të mbështetet edhe nga pala e BE-së. Duke kujtuar se duhen dy për tango, të dyja palët duhet t'i përmbahen axhendës pozitive që ndajnë, me një vizion vërtet strategjik. Një rezultat i tillë do të japë gjithashtu një klimë të favorshme për të përmirësuar marrëdhëniet turko-greke

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.