Kapsula me mostrat e asteroidit Bennu zbret në Tokë (VIDEO)

Postuar në 25 Shtator, 2023 16:33

Një kapsulë që përmban mostra nga asteroidi Bennu është ulur me sukses në shkretëtirën e Jutas.

Shkencëtarët shpresojnë se ky material mund të japë përgjigje për pyetje që lidhen me origjinën e jetës në Tokë.

Anija kozmike Osiris-Rex ka mbetur në hapësirë pasi ka lëshuar kapsulën që përmban mostrat.

Zbritja në sipërfaqen e tokës u zbut nga një parashutë që u hap në minutat e fundit. Ulja përfundimtare u shfaq në transmetim të drejtpërdrejtë nga NASA. Ajo përbën finalizimin e punës së një misioni të përbashkët gjashtëvjeçar midis agjencisë hapësinore të SHBA-së dhe Universitetit të Arizonës.

OSIRIS-REx e mori materialin nga asteroidi Bennu tre vjet më parë. Bennu është asteroid i vogël, i pasur me karbon dhe është zbuluar në vitin 1999. Shkëmbi hapësinor klasifikohet si një "objekt afër Tokës" sepse kalon relativisht afër planetit tonë çdo gjashtë vjet, megjithëse gjasat e një impakti me të konsiderohen të vogla.

I përbërë kryesisht nga shkëmb, Bennu ka vetëm 500 metra gjerësi, çka e bën atë më të gjerë se gjatësia e Empire State Building. Ai është më i vogël se asteroidi Chicxulub që goditi Tokën rreth 66 milionë vjet më parë, duke zhdukur dinosaurët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.