Divergjenca franko-gjermane për tregtinë e makinave me Kinën

Postuar në 24 Shtator, 2023 15:29

Nëse për reformimin e BE-së janë në të njëjtën gjatësi vale, për marrëdhëniet tregtare me Kinën, Franca dhe Gjermania kanë divergjenca. Qasjet e ndryshme lidhen me makinat elektrike.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, shprehu shqetësimin se prodhuesit gjermanë të makinave mund të preken indirekt nga masat e BE-së, nëse kjo e fundit ndërmerr të tilla për automjetet elektrike kineze si rezultat i një hetimi të ri kundër subvencioneve.

Gjatë një paneli diskutimi në Berlin, Habeck pranoi se ka një ndarje franko-gjermane në lidhje me hetimin kundër subvencioneve, i cili u njoftua nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në fillim të këtij muaji dhe ka ngjallur frikën e një luftë tregtare me Pekinin.

Habeck tha se Franca, e cila e ka nxitur një hetim të tillë të BE-së për makinat elektrike kineze, po shiste shumë më pak makina në Kinë sesa prodhuesit gjermanë të automjeteve dhe për këtë arsye humbet më pak në rast të një përshkallëzimi të mundshëm me Pekinin për tarifat e makinave.

Makinat gjermane shiten mirë në Kinë”, tha ministri gjerman i ekonomisë në Forumin Transatlantik të Këshillit Atlantik për GjeoEkonominë. "Por Ursula von der Leyen propozoi që ne duhet të reflektojmë mbi pyetjen nëse Kina po jep subvencione të paligjshme ose jo [të pajtueshme] me OBT" për prodhuesit e saj të makinave elektrike.

Habeck shtoi: "Industria gjermane e automobilave ka frikë, me të drejtë," se nëse Komisioni do të gjejë prova për një ndihmë të tillë të paligjshme shtetërore dhe më pas do të vendosë detyrime kundër subvencioneve për automjetet elektrike kineze. Në një rast të tillë, gjermanët u druhen kundërmasave.

Zyrtarët gjermanë të industrisë, duke folur në kushte anonimiteti, kanë nxjerrë në pah interesat e ndryshme midis Berlinit dhe Parisit për hetimin e subvencioneve dhe madje pretenduan se prodhuesit francezë të makinave po e shihnin si një shans për të dëmtuar konkurrentët e tyre gjermanë. Habeck bëhet zyrtari i parë i lartë gjerman që e pranon hapur një ndarje të tillë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.