Zhdukja e radhës në Kinë

Postuar në 22 Shtator, 2023 12:51

Zhdukja e ministrit të Mbrojtjes të Kinës Li Shangfu, i cili po hetohet për korrupsion, është rasti i fundit i fundit i një zyrtari në rrethin e Presidentit Xi Jinping që zhduket në mënyrë misterioze.

Largimi nga jeta publike është shpesh shenja e parë e dallueshme që një zyrtar është vënë nën hetim nga Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës - organ mbikëqyrës nën Partinë Komuniste Kineze, i cili monitoron zyrtarët për shkelje të rregulloreve të partisë ose ligjeve shtetërore.

Nëse zyrtari është nga ushtria, organi hetues është vetë Komisioni i Inspektimit Disiplinor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Veprat për të cilat kryhet monitorimi variojnë nga korrupsioni në mosbesnikërinë politike e deri te marrëdhëniet jashtëmartesore.

Rast i ngjashëm është ai i ish-ministrit të Jashtëm, Qin Gang, i cili është zhdukur që nga 25 qershori.

Fytyra publike e ushtrisë së Kinës si ministër i Mbrojtjes, Li është nën hetim për prokurimin e korruptuar të pajisjeve ushtarake, kanë thënë për Reuters 10 persona që kanë dijeni mbi këtë çështje.

Li u pa për herë të fundit në Pekin më 29 gusht, në një forum sigurie me kombet afrikane. Në fillim të atij muaji, ai vizitoi Rusinë dhe Bjellorusinë. Hetimi filloi menjëherë pas kthimit të tij nga udhëtimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.