Droga që financon regjimin e Asadit

Postuar në 15 Shtator, 2023 13:45

Miliona dollarë të përfituara nga trafiku i drogës përfundojnë te regjimi në Siri. Captagon, një drogë e paligjshme dhe që kushton pak, kalon tranzit nëpër Europë dhe përfundon në Gadishullin arabik, sipas një raporti të Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) dhe Zyrës Federale të Policisë Kriminale Gjermane (BKA), të cilit i referohet Politico.

Captagon kushton vetëm 3 dollarë, krijon menjëherë varësi, prodhohet dhe konsumohet kryesisht në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri dhe Liban. Tregtia e saj e paligjshme ka krijuar një biznes që vlerësohet të jetë deri në 57 miliardë dollarë.

Prodhimi i drogës është lidhur gjerësisht me regjimin e Asadit në Damask, shumë zyrtarë të tij, madje edhe anëtarë të familjes së Asadit. Sipas raportit, autoritetet gjermane konfirmuan se tregtia e kësaj droge është "nën patronazhin" e regjimit të Asadit, i cili përfiton drejtpërdrejt nga dërgesat.

Sipas qeverisë britanike, droga siguron një "linjë shpëtimi financiar" për makinën luftarake të regjimit sirian dhe vëllai i diktatorit, Maher al-Assad, "komandon njësinë e Ushtrisë Siriane duke lehtësuar shpërndarjen dhe prodhimin e droga."

Në fillim të këtij viti, BE-ja iu bashkua Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në sanksionimin e individëve sirianë të lidhur me tregtinë e Captagonit – duke përfshirë anëtarë të familjes Assad, zyrtarë në ushtrinë siriane dhe udhëheqës të milicive të lidhura me regjimin.

Sipas raportit, i cili mblodhi të dhëna nga Austria, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda dhe Rumania, autoritetet kanë sekuestruar dërgesa të mëdha Captagon-i në Evropë që nga viti 2018, shumica e tyre në tranzit drejt vendeve të Gadishullit Arabik.

Në total, rreth 127 milionë tableta dhe 1,773 kilogramë (10,6 milionë tableta shtesë) u sekuestruan në vendet evropiane. 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Do te ishte mire qe BE te bente nje report mbi fitimet marramendase qe Pariah SHBA nxjerr nga vjedhja e naftes qe i ben Sirise perfshire ketu vjedhjes se dritherave ose djegjes se tyre ne fermat e arabeve siriane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.