Tani të dhënat tona i mbledhin dhe i shesin edhe makinat

Postuar në 08 Shtator, 2023 13:17

Prodhuesit e makinave po mbledhin të dhëna për shoferët dhe pasagjerët. Fondacioni Mozilla në një raport për 25 marka makinash dhe 15 kompani prodhuese konkludon se të dhënat e mbledhura, që përfshijnë që nga gjendja shëndetësore, aktiviteti seksual dhe koeficienti i inteligjencës, për t’ua shitur ato agjencive të zbatimit të ligjit, por edhe të tjerëve.    

"Sasia e të dhënave që këto kompani makinash thanë hapur se mund të mblidhnin ishte tronditëse," tha Jen Caltrider, studiuese kryesore në Fondacionin Mozilla, i cili ka në pronësi kompaninë që drejton shfletuesin Firefox.

Është sikur askush nuk i ka sfiduar ndonjëherë ose nuk i ka bërë pyetje rreth privatësisë, dhe kështu ata thjesht përfshijnë gjithçka.

Evropianët - në parim - janë më të mbrojtur nga abuzimi falë ligjit të privatësisë, Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), por raporti sugjeron se ky ligj pak zbatohet në rastin e kompanive të makinave. Një analizë e zbatimit të këtij ligji në të gjithë Evropën tregoi se pak rregullatorë kombëtarë kishin ndërmarrë veprime kundër mbledhjes së të dhënave të kompanive të makinave që nga hyrja në fuqi e ligjit.

Caltrider dhe studiues të tjerë shikuan politikat e privatësisë së kompanive të makinave dhe shkarkuan aplikacionet e tyre në Gjermani, Francë, SHBA, Japoni dhe Korenë e Jugut. Ata zbuluan se industria e makinave grumbulloi sasi masive të dhënash përmes dhjetëra sensorëve dhe teknologjisë së ndërtuar në modelet më të reja të makinave që llogaritin peshën e njerëzve ndërsa ata ulen, filmuan makinën brenda dhe jashtë me kamera, dëgjuan bisedat përmes mikrofonave dhe gjurmuan përdoruesit përmes lidhjes në aplikacionet e smartfonëve.

"Nuk ka të bëjë më vetëm me shitjen e makinave për të fituar para. Ka të bëjë më mbledhjen e të dhënave dhe më pas përdorimin e këtyre të dhënave për të fituar para," tha Caltrider, duke shtuar se makinat dukej se kishin praktika më të këqija të privatësisë sesa aplikacionet e shëndetit mendor, pajisjet inteligjente të shtëpisë dhe pajisjet që përdorim në palestër si kufjet dhe gjurmuesit e fitnesit.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se 84 për qind e markave të makinave të rishikuara mund të ndajnë dhe shesin të dhëna me kompani të tjera si ndërmjetësit e të dhënave, një treg i vlerësuar në qindra miliarda euro sipas disa vlerësimeve. Pak më shumë se gjysma e markave thanë se mund të ndajnë të dhëna me qeverinë dhe organet e zbatimit të ligjit kur kërkohet, në vend që të marrin një urdhër gjykate.

Raporti thekson se përdoruesit rrallë e kanë pasur mundësinë të pranojnë në mënyrë të qartë dhe të vetëdijshme rregullat e privatësisë së makinave të tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.