E djathta e Le Pen-ëve

Postuar në 08 Shtator, 2023 14:28

Mbesa e themeluesit të Frontit Kombëtar në Francë është kandidatja e parë në listën e partisë së Eric Zemmour për zgjedhjet europiane.

Marion Maréchal, mbesa e Jean-Marie Le Pen do të udhëheqë garën europiane të Reconquête, partia franceze e ekstremit të djathtë.

Njoftimi u bë nga lideri i partisë, Eric Zemmour, më 6 shtator, në gazetën franceze Le Figaro.

Maréchal, nacionaliste dhe konservatore e zëshme, do të rivalizojë për një vend në Parlamentin Europian me presidentin e Frontit Kombëtar, Jordan Bardella, një rishtar në politikë, i vnënë në qendër të vëmendjes në vitin 2018, kur Maréchal u distancua nga partia e Marine Le Pen (halla) dhe nga jeta publike.

Në një intervistë me kanalin televiziv TF1 të mërkurën në mbrëmje, Maréchal i përshkroi zgjedhjet e vitit 2024 si "një mundësi historike", sepse "për herë të parë, ne kemi shansin ta kthejmë djathtas Bashkimin Evropian”.

Maréchal thotë se këto zgjedhje janë një mundësi "për të mbledhur votuesit e të djathtës rreth një beteje të madhe", duke treguar "mbrojtjen e identitetit tonë, kulturës sonë, vlerave tona, të cilat sot kërcënohen nga vërshimi i emigrantëve dhe islamizimi".

Partia e Zemmour besohet se po zhvillon bisedime për t'u bashkuar me grupin euroskeptik të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë.

E kryesuar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni e partisë së ekstremit të djathtë Fratelli d'Italia, ECR përshtatet mirë me linjën nacionaliste, të bazuar në identitet, kundër imigracionit, anti-islamit dhe pro NATO-s të mbrojtur nga Zemmour dhe Maréchal. Partia nacionaliste Vox e Santiago Abascal në Spanjë dhe partia Ligj dhe Drejtësi në pushtet në Poloni janë gjithashtu pjesë e grupit.

Partia e Zemmour aktualisht ka një eurodeputet, Nicolas Bay, i cili u zgjodh nën flamurin e partisë së Le Pen në zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Tre eurodeputetë të tjerë – Gilbert Collard, Maxette Pirbakas dhe Jérôme Rivière – bënë të njëjtën zgjedhje, por u larguan nga Reconquête! pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.

/ Euractive

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.