Sanchez i kërkon BE-së të njohë gjuhët e tjera të Spanjës

Postuar në 18 Gusht, 2023 14:54

Spanja kërkon që gjuhët baske, katalane dhe galike të njihen si gjuhë zyrtare të BE-së. Kërkesa e Spanjës u përcoll te presidenca e radhës e BE nga ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në një letër ku thuhet se "gjuhët spanjolle, përveç kastilianes, që gëzojnë statusin e gjuhëve zyrtare në Spanjë” duhet t'i shtohen listës së 24 gjuhëve zyrtare të BE-së.

Albares propozoi që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ta merrte këtë çështje kur të mblidhet në shtator, raporton Politico.

Dëshira në dukje e papritur për të njohur baskët, katalanët dhe galicianët në Bruksel lidhet me vullnetin e Sanchez-it për të qetësuar separatistët katalanas, mbështetja e të cilëve i duhet për të mbajtur pushtetin.

Pas zgjedhjeve kombëtare të muajit të kaluar, parlamenti i Spanjës është ndarëpothuajse përgjysmë mes të majtës dhe të djathtës. Kjo e ka bërë shumë të çmuar aleancën me 7 deputetë që i përkasin partisë separatiste katalanase, Junts.

Në këmbim të mbështetjes së tyre për Francina Armengol, kandidatja socialiste për presidencën e parlamentit spanjoll, Sánchez ra dakord t’i hapë dritën jeshile përdorimit të gjuhës katalanase në parlamentin madrilen dhe të nxisë njohjen e saj si gjuhë zyrtare e BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.