gjuhet

Sanchez i kërkon BE-së të njohë gjuhët e tjera të Spanjës

Postuar në 18 Gusht, 2023 14:54

Spanja kërkon që gjuhët baske, katalane dhe galike të njihen si gjuhë zyrtare të BE-së. Kërkesa e Spanjës u përcoll te presidenca e radhës e BE nga ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në një letër ku thuhet se "gjuhët spanjolle, përveç kastilianes, që gëzojnë statusin e gjuhëve zyrtare në Spanjë” duhet t'i shtohen listës së 24 gjuhëve zyrtare të BE-së.

Gjysma e diversitetit gjuhësor të botës është në rrezik

Postuar në 24 Prill, 2023 12:03

Në botë  janë më shumë se 7000 gjuhë. Por ky diversitet i madh kërcënohet pasi gjithnjë e më shumë gjuhë nuk u mësohen fëmijëve dhe kthehen gradualisht në gjuhë të fjetura.

Një studim i botuar së fundmi në Science Advances, dhe i mbështetur mbi analizën e një baze të gjerë të dhënash mbi gramatikën gjuhësore, të quajtur Grambank, del në konkluzionin se njerëzimi po e humbet diversitetin gjuhësor dhe nëse nuk gjenden zgjidhje, këto dritare në historinë tonë kolektive do të mbyllen.

Ivanov nuk e dekreton ligjin për gjuhët

Postuar në 17 Janar, 2018 20:09

Presidenti maedonas George Ivanov nuk ka dekretuar ligjin për përdorimin e gjuhëve që i jep status zyrtar edhe shqipes. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Ivanov ka arsyetuar se ligji cenon karakterin unitar të shtetit. 

Maqedonia drejt çtensionimit me Bullgarinë –prezantohet Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë

Postuar në 19 Korrik, 2017 14:19

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka prezantuar sot në Parlament një draft marrëveshje që pritet të nënshkruhet me Bullgarinë sipas të cilës kërkohet të pranohen dallimet kombëtare mes maqedonasve dhe bullgarëve për të eliminuar çdo tezë ekspansive.

Me marrëveshjen në fjalë, qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe njëherë afirmon veçantinë e popullit maqedonas, gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. Në marrëveshje nuk ka dilemma se bëhet fjalë për dy shtete, popuj dhe dy gjuhë”, tha ai.

Subscribe to RSS - gjuhet