Polonia çon 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë

Postuar në 10 Gusht, 2023 18:29

Polonia do të stacionojë 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusisë.

Rreth 10 mijë ushtarë do të vendosen në kufi. 4 000 do të mbështesin direkt Rojën Kufitare, ndërsa 6 000 do të jenë rezervë” , tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.

Vendimin për shtimin e trupave në kufi, ai e cilësoi një lëvizje “për të prapësuar agresorin, në mënyrë që të mos guxojë të na sulmojë”. Polonia ka denoncuar disa herë ditët e fundit provokime nga ana e Bjellorusisë, të cilat kanë qenë kryesisht shkelje e hapësirës ajrore dhe përpjekje për kalime të paligjshme të kufirit. Nga fillimi i këtij viti, Polonia numëron 19 mijë tentativa të tilla, ndërkohë që gjatë gjithë vitit paraardhës ka pasur 16 mijë. Mbyllja e plotë e kufirit mbetet opsion, nëse, sipas qeverisë polake, provokimet vazhdojnë.

Tensionet mes Varshavës dhe Minskut u rritën menjëherë pas mbërritjes së grupit Vagner në Bjellorusi, pas rebelimit të dështuar ndaj Kremlinit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.