“Edge of Tomorrow” mund të rikthehet

Postuar në 08 Gusht, 2023 15:08

“Edge of Tomorrow” mund të ketë një seri të re. Në një intervistë me Josh Horowitz në podkastin Happy Sad Confused, Emili Blunt tha se për rikthimin e suksesit të vitit 2014 në ekranet e kinemasë ka më shumë sesa thjesht dëshira e mirë.

"Unë jam shumë gati. Do të doja të kishte një rikthim”, tha ajo duke shtuar se për filmin e ri ka një skenar.

Do të doja ta bëja realitet, por thjesht nuk e di kur dhe si – sa Mission Impossible i duhen Tom Cruise?”, tha ajo.

Në “Edge of Tomorrow”, Tom Cruise luan rolin e Major Bill Cage, një oficer i marrëdhënieve me publikun pa përvojë luftarake, i cili përballet me Mimikët, alienë që kanë zbritur në Gjermani dhe kanë pushtuar më shumë se gjysmën e kontinentit të vjetër.

Cage merr përsipër një mision vetëvrasës dhe sheh vdekjen vetëm pak pasi e kishte marrë këtë vendim. Ai e gjen veten brenda një qarku të kohës, ku rijeton të njëjtën luftë brutale dhe vdekjen e tij - pa pushim. Por kjo bën që aftësitë luftarake të Cage të përmirësohen çdo herë e më shumë, ndërsa i bashkëngjitet edhe Rita Vrataski, rolin e të cilës luan Emily Blunt.

Që prej vitit 2014, kur filmi u shfaq në kinema, fansat kanë kërkuar një seri pasuese. Megjithatë, kjo është hera e parë që flitet konkretisht për një të tillë. Blunt konfirmoi se është takuar me regjisorin Doug Liman për të diskutuar mbi këtë projekt.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.