Berisha kërkon dorëheqjen e Artur Metanit: Është i zhytur në vjedhjen e shekullit

Postuar në 03 Gusht, 2023 14:33

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, akuzon Inspektorin e Lartë të Drejtësisë se është direkt i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se po ushtrohet presion i madh mbi atë që konsiderohet si hetimi i shekullit.

Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të inspektorit të lartë të drejtësisë, Artur Metani, i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit më kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri

Berisha tha se në cilësinë e ish-drejtuesit të departamentit juridik të qeverisë, Metani ka qenë njëri prej emrave që kanë legjitimuar vendimet për inceneratorët.

Artur Metani, informoj shqiptarët, se është bashkë me Engjëll Agaçin, njeriu që ka argumentuar, që ka marrë pjesë në të gjithë argumentimet ligjore të Këshillit të Ministrave.

Artur Metani, ish-drejtues i departamentit juridik të Këshillit të Ministrave, që është gardiani kryesor i vendimeve të Këshillit të Ministrave, bashkë me Agaçin kanë legjitimuar një procedurë krimi.

Artur Metani është i zhytur kokë e xhep në vjedhjen e shekullit. Ai, pa asnjë tagër, ka kryesuar mbledhjen me 5 zëvendësministra në Ministrinë e Mjedisit, e bërë me qëllim nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi për të shkelmuar strategjinë e hartuar me 4 mln euro investime të BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri me depozitim, seleksionim, riciklim

Sipas Berishës, Metani përbën kërcënim potencial madhor për të gjithë hetuesit dhe gjykatësit e çështjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.