Kurti nxjerr bllof Ramën në Vilnius. Qeveria e Kosovës njofton pikat e dakordësuara me BE-në

Postuar në 11 Korrik, 2023 23:14

Duket se marrëveshja për çtensionim të situatës në averi të Kosovës është arritur. Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryenegociatori i në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka dakordësuar në takimin e së hënës me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, uljen me 25% të pranisë policore në komunat e veriut. 

Qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmërinë e saj për të kontribuar në deeskalimin e situatës dhe mosndërmarrjen e veprimeve që mund të eskalojnë situatën në veriun e vendit. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm në masën e 25% të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale. Policia e Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë, në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale. 

Qeveria e Kosovës mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat në veri të vendit dhe atë pas stinës së verës. Kosova shpreh përkushtimin për sigurimin e bazës së nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e këtyre zgjedhjeve. 

BE-ja do ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel me synim finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt normalizimit, pas të cilit theksohet se do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes. Veprimet e sipërpërmendura do të finalizohen brenda një periudhe dyjavore

citojnë  mediat e Kosovës qeverinë. 

Dakordësimi është për temat politike dhe ai nuk prek lirimin e të arrestuarve. Ka një tjetër element jo pa rëndësi: dakordësia është arritur dje, të hënën, por deklarata ka dalë sot, në një ditë me Samitin e Vilniusit, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka raportuar me tone alarmante situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Veriun e Kosovës. 

Po kështu deklarata vjen në një ditë me njoftimin e ShBA për shpalljen non grata të kreut të shërbimit sekret serb, Vulin. Duhet thënë se në planin publik, Kurti ka nxjerrë bllof raportimin e z. Rama në Vilnius, teksa ka njoftuar paktin për de-përshkallëzim, pa iu dashur të bëjë konferencë ndërkombëtare. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shyqyr o zot. Jo qe beri dicka per te ctensionuar situaten, por qe ja d...jeu atij shalegjatit. Ky eshte lajmi.

Submitted by Aqif (not verified) on

O Zaimi, Rama eshte kryeminister I Shqiperise dhe aferat e Kosoves jane pune e SHBAse, Serbise dhe te Kurtit. Bllof e jo bllof, keto tituj lajmesh qe ju vendosni nuk kane te bejne fare me qeverine shqiptare.
Moti sot ne Tirane eshte i nxehte.....per inat te Rames.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.