Kanibalët e prehistorisë

Postuar në 26 Qershor, 2023 18:32

Shkencëtarët kanë zbuluar provat më të hershme të asaj që sot e quajmë kanibalizëm. Rreth 1.45 milionë vjet më parë, në veri të Kenias njerëzit mund të kenë ngrënë njëri-tjetrin.

Konkluzioni del nga një studim i ri që identifikoi shenja të prerash në fosilet që i përkasin epokës në fjalë. Sipas studiuesve, shenjat me gjasë janë bërë me një mjet guri gjatë procesit të ndarjes së mishit nga kocka, ndoshta për konsum.

Ndonëse gjurmët e vjetra të kësaj natyre janë raportuar më parë në një kafkë të lashtë, zbulimi i ri është provë se kockat i përkasin një periudhe akoma më të hershme, kur mendohet se njerëzit përdornin mjete të forta për të copëtuar trupat e të afërmve të tyre.

Fosilet, të cilat ruhen prej kohësh në Muzeun Kombëtar të Historisë së Natyrës Smithsonian, u përkasin "homininëve" që u shfaqën në Afrikë miliona vjet më parë. Ka shumë prova që ata i therën dhe hëngrën të afërmit e tyre gjatë disa qindra mijëra viteve të fundit, por origjina e kësaj sjelljeje bëhet më e errët pasi të dhënat fosile arrijnë në periudhën e hershme të Pleistocenit, e cila ndodhi midis 800 000 dhe 2.5 milion vjet më parë.

Studimi i publikuar në Scientific Reports konkludon se nëse mishi i këmbës së një specie hominine konsumohej nga një i tillë, kjo mund të ketë qenë më shumë "një aktivitet oportunist, praktik dhe funksional, thjesht në kontekstin e marrjes së ushqimit, dhe nuk ka pasur ndonjë kuptim ritual. Ata thjesht mund ta kenë parë të ngjashmin e tyre të vdekur si burim të mundshëm ushqimi.

Studiuesit e kanë përjashtuar mundësinë që të ketë qenë një kafshë e egër ajo që ka shkaktuar shenja të tilla.

Kjo dëshmi e paprecedentë e një kasaphane të lashtë hedh dritë të re mbi botën e banuar nga pararendësit tanë njerëzorë në të kaluarën e largët. Ajo është njëkohësisht një kujtesë e vlefshme se shumë zbulime mund të bëhen duke rishikuar ekzemplarë të njohur në koleksionet e muzeve, përveç kërkimit të fosileve të reja në terren.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.