Rusia dërgon armë taktike bërthamore në Bjellorusi

Postuar në 14 Qershor, 2023 18:54

Bjellorusia po furnizohet me armë bërthamore taktike nga Rusia. Presidenti Alexander Lukashenko tha sot në një intervistë për TV shtetëror rus Rossiya-1 se disa prej tyre janë tre herë më të fuqishme se bombat atomike të hedhura nga Shtetet e Bashkuara mbi Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.

Lajmin e raportuan edhe mediat ndërkombëtare, duke cituar intervistën e postuar në kanalin Telegram të agjencisë bjelloruse të lajmeve Belta.

“Ne kemi raketa dhe bomba që i kemi marrë nga Rusia”, tha Lukashenko. "Bombat janë tre herë më të fuqishme se ato (të hedhura në) Hiroshima dhe Nagasaki", shtoi ai.

Dje lideri bjellorus tha se Minsk nuk do të kishte "asnjë dyshim" në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore nëse do të sulmohej, duke vënë në dukje se ishte ai që këmbënguli që presidenti rus Vladimir Putin të çonte armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.