Kanë opsion rezervë nëse Kurti thotë Jo?

Postuar në 06 Qershor, 2023 19:14

I Dërguari amerikan për Ballaknin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë të gjitha përpjekjet për të sqaruar opinionin publik në Kosovë se SHBA-të nuk po mbështesin Serbinë, por se në kuadër të ndërmjetësimit ata po hasin probleme me mosbashkëpunim nga ana e kryeministrit të Kosovës.

Besoj se Kosova nuk duhet të definohet nga Serbia, por nga vlerat e veta. Megjithatë, sa herë flasim me kryeministrin dhe zëvendësin e tij, ata duan të flasin vetëm për Serbinë. Ne po e shohim që po merren vendime, pavarësisht partneritetit tonë dhe ky është sinjal për ne, ne nuk mund të pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam të rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, tha ai gjatë një takimi me gazetarë në Ambasadën amerikane në Prishtinë

citohet të jetë shprehur ai.

Më tej raportohet se ai ka lënë dy ditë kohë për Kurtin që të pajtohet me propozimin e sjellë në Prishtinë prej tij dhe Mirosllav Lajçak. Përtej draft propozimit që është ultimativ për një situatë e cila është larg të qenit proces negociimi, por lidhet me prishje të rendit publik dhe kërkon trajtim ligjor, qëndrimet e dy të dërguarve perëndimorë janë diplomatikisht jo korrekte.

Konsideratat për Albin Kurtin do të vinin në vështrim dhe merrnin vlerë pasi Escobar dhe Lajçak të takojnë presidentin serb dhe të marrin një qëndrim prej tij për propozimet, ndërkohë që duhet thënë se sugjerimet e perëndimit kanë një hile: ato flasin për çtensionim, kur situata është çtensionuar dhe nuk vënë asnjëherë në dukje problemin e grupeve paramilitare serbe që ishin aktive në protestë. Tensioni lidhet vetëm me praninë e forcave speciale të Kosovës në veri dhe asgjë më shumë. Këtij drafti Vuçiç mund t’i thotë po menjëherë, sepse oferta është konveniente për të. Ky qëndrim na kujton deklarimet pa takt të zyrtarëve si Escobar për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe protestave të opozitës si element subversive, duke bërë sikur nuk kuptohet se qëndrime të tilla interpretohen si mbështetje për palën tjetër.

Të supozojmë se Kurti thotë Jo. Deklaron se mandate 2 vjeçar i të zgjedhurve do të vazhdojë sipas zgjedhjeve dhe se Kushtetuta duhet zbatuar. Çfarë skenari sjell në tryezë Lajçak dhe Escobar? Kjo është një çështje delicate që rrjedh nga ultimatumi i bërë i cili është tërësisht joproporcional me rëndësinë e situatës për të cilën imponohet ky presion pasi ne po hyjmë në ditën e tretë që asgjë nuk po ndodh. Le të thonë zotërinjtë në fjalë nëse Aleksander Vuçiç e firmos apo jo Marrëveshjen e Ohrit, meqenëse ka dhënë miratim verbal, por nuk angazhohet. Problemi i kësaj diplomacie është vetëm një: është mësuar të shtypë përherë shqiptarët që i ka në xhep si letër amballazhi.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.