Rusia njofton ngritjen e gatishmërisë luftarake në Taxhikistan dhe Kirgizi

Postuar në 28 Prill, 2023 13:23

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka deklaruar nga New Dehli ku ndodhet në kuadër të takimit të Organizatës së bashkëpunimit të Shangait, se Rusia po rrit gatishmërinë luftarake në bazat e veta në Azinë Qendrore. Si shkak për këtë veprim, sipas tij është bërë rritja e pranisë së SHBA në rajon dhe për rrjedhojë, Kremlini e ka parë të arsyeshme që të rrisë gatishmërinë në bazat e veta në Taxhikistan, Kirgizi.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se Rusia pretendon se SHBA dhe aleatët e vet po përpiqen të dislokojnë infrastrukturë ushtarake në rajon, duke sinjalizuar trazira politike dhe mbështetje për ndryshime të mundshme politike në partnerët e Kremlinit.

Vendimi vjen ndërkohë që në Ukrainë po flitet përherë e më shumë për nisjen e një kundërofensive nga pala ukrainase, diçka që është konsideruar si shpresë për një zgjidhje në terren të konfliktit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.