Rasti Sevdari/Strasburgu: Vettingu për drejtësi më të mirë, jo spastrim!

Postuar në 15 Prill, 2023 22:28

Shteti shqiptar ka humbur sërish në Strasburg për çështje të vettingut dhe pasojave të tij. Kësaj radhe përballë ankueses, ish-prokurorja Antoneta Sevdari e cila ka pretenduar se i është shkelur:

e drejta e saj për respektim të jetës private, sipas nenit 8 të Konventës për shkak të shkarkimit të saj nga detyra dhe në vijim, për shkak të ndalimit të përhershëm të saj për të praktikuar ligjin si avokate; ii.në mbështetje të nenit 6§1 të Konventës se procesi kishte qenë i padrejtë; dhe iii.në mbështetje të  nenit 13 të Konventës  për mungesën e një mjeti efektiv në lidhje meankesat e saj në mbështetje të neneve 6 dhe 8

Në arsyetimin e saj Gjykata e Strasburgut me vendimin e dhjeorit 2022, zbardhur së fundmi në shqip dhe publikuar në Fletoren Zyrtare, ka gjetur si të pranueshme pretendimin e kërkueses pjesërisht duke përcaktuar sanksione financiare për shtetin shqiptar. Mirëpo një ndër pikat më me rëndësi është gjykimi i dhënë në arsyetim mbi proporcionalitetin e sanksioneve të skajshme që rregullon ligji për vlerësimin e figurës, njohur ndryshe si Vettingu. Dhe me të cilën është abuzuar deri sa një gjykatë e tillë vjen në vendime të tilla. Ankesa e znj. Sevdari për shkeljen e nenit 8 të Konventës së të Drejtave të Njeriut:

Për shkarkim joproporcional dhe ndalim i përhershëm për të rihyrë në sistemin e drejtësisë, për shkak të një gabimi të izoluar profesional dhe mospagimit të tatimeve nga bashkëshorti i saj për një pjesë të vogël të të ardhurave…

është pranuar si e drejtë nga Gjykata që kujton edhe njëherë se legjislacioni shqiptar ka hapësira për të rihapur procesin.

Gjykata konstaton se mund të ketë një rrugë ligjore për kërkuesen që të kërkojë rihapjen e procedurave pas konstatimit nga ana e Gjykatës së një shkeljeje të Konventës. Në këtë mënyrë, duke marrë në  konsideratë rrethanat e çështjes konkrete dhe për sa mund të ishte e mundur sipas ligjit vendës, një  formë e përshtatshme korrigjimi për shkeljen e të drejtës së kërkueses për respektim të jetës së saj private sipas nenit 8 të Konventës, do të ishte rihapja e procesit, nëse kërkuesja e kërkonte një rihapje të  tillë, si edhe rishqyrtimi i çështjes në mënyrë të tillë që është në përputhje me parashikimet e nenit 8 të Konventës, ashtu siç përcaktohet në këtë vendim

thuhet konkretisht në një vendim që është marrë me shumicë dhe jo në mënyrë unanime.

Sipas gjykatësit Serghides Sevdarit i është shkelur edhe neni 6 i Konventës pse pasoja ka qenë immediate dhe konkrete, largim nga detyra, diçka që në mënyrë të pësëritur vë theksin te fakti se në procesin e vettingut është absolutizuar një sanksion i pashkallëzuar kundrejt subjekteve të tij, diçka që mund të jetë në parim në përputhje me kërkesat rigoroze të një procesi që nisi në rrethana që edhe Gjykata e Strasburgut i çmon si të jashtëzakonshme, por që bie ndesh me disa parime juridike që nuk mund të injorohen. E thënë më thjeshtë: Vetingu është në funksion të drejtësisë, jo spastrimit. Kjo është kritika kryesore e Gjykatës që vë në krizë besimi profesionalizmin e trupave të rivlerësimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.