Greqisë dhe Finlandës/Izraeli shet sisteme mbrojtjeje në vlerë 745 milionë dollarë

Postuar në 10 Prill, 2023 15:04

Izraeli ka dhënë dritën jeshile për shitjen Greqisë të raketave anti-tank, “Spike”. Vlera e kontratës është 400 milionë dollarë dhe parashikohet të përforcojë aftësinë operacionale të forcave ushtarake greke. “Spike” prodhohet nga kompanian shtetërore izraelite, “Rafael” dhe ajo është në përdorim nga shumë vende të BE-së dhe NATO-s.

Marrëveshja vjen pak ditë pasi Izraeli i shiti Finlandës, anëtari më të ri të NATO-s, sistemin “Hobeja e Davidit”(David’s sling), në një vlerë prej 345 milionë dollarësh, i aftë të gjurmojë raketa balistike dhe të drejtuara, ndonëse kjo marrëveshje duhet të marrë miratimin edhe nga SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.