Skandali i përgjimeve në Greqi do të hetohet edhe nga Prokurori Europian

Postuar në 04 Prill, 2023 14:59

Zyra e Prokurorit europian në Greqi ka hapur hetime mbi përdorimin illegal të teknologjisë së përgjimit ndaj gazetarëve, politikanëve, njerëzve të biznesit dhe përfaqësuesve të ndryshëm publikë. Hetimi ka nisur me kërkesë të PEGA-s, Komiteti Hetimor i Parlamentit Europian dhe ai do të vlerësojë sesi është përdorur Predator dhe softe të tjera survejimi.

Mediat citojnë burime nga Prokurori Publik Europian sipas të cilit:

administrata e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka lehtësuar përhapjen e softeve survejues si Predator në vende të tjera si Arabia Saudite, Sudani, Madagaskari dhe Bangladeshi duke dhënë liçencë përmes Ministrisë së Jashtme

Në hetim është edhe çështja e evazionit fiskal masiv nga kompani si Intellexa, Krikel, Thalestris si dhe kompanive qipriote të asociuara me to të cilat kanë gjeneruar qindra deklarata të rreme tatimore dhe invoice të rreme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.