#TëBashkuarJoTëNdarë/Kujt i shërben një kryeministër që manipulon?

Postuar në 31 Mars, 2023 14:03

I pyetur dy ditë më parë për vonesën e dekretimit nga Presidenti të kandidates për drejtore të SHISH, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke snobuar – rrejshëm siç kuptohet – këto vogëlsi të kazanti mediatik e politik siç tha ai.

Për z. Rama, ekonomia, shndërrimi i vendit, zhvillimi, janë të vetmet procese përtë cilat rreh zemra dhe mendja e tij. Mirëpo sot përmes një statusi në tuiter, z. Rama merret pikërisht me kësi gjërash që vetë I quan thashetheme të katundit mediatik e politik kur vë në dukje se dokumentet rublaisht të Monika Kryemadhit kanë dalë në “ekranet e mëdha kombëtare”.

Si vallë u bë kazani dhe katundi, ekran i madh kombëtar për të cilin duhet të veprojë drejtësia?

Nuk është çështja te vërtetësia e dokumenteve, që në kazanin mediatik e politik kanë të njëjtën vlerë si materialet për McGonnigal, apo për inceneratorët, që ky njeri i mohoi dhe i kaloi në heshtje për një kohë të gjatë. Është tek standardi i dyfishtë që përdor një njeri që është Kryeministër, i cili refuzon të përgjigjet kur molla e kalbur ka zënë pemën e tij dhe nxiton si fëmijë i lumtur me padurim të tregojë me gisht kur problem shfaqet tek tjetri.

Pse përbën problem kjo? Përbën problem dhe të madh madje, shijen e hidhur të të cilit edhe z. Rama do ta provojë, pasi siç ka dëshirë të thotë shpesh ai “jeta është e jashtëzakonshme”(hajde ta gjesh se çfarë domethënieje publicitare ka kjo) pasi një sjellje e tij është tërësisht manipulative. Krijon eksese artificiale politike, nyje të paqena “debati” që mbahen gjallë nga Demkat dhe kalemxhinjtë në pagesë të shumicës. Si dikush që pretendon se vendos diferencën këtu, kjo sjellje është përgënjeshtruese, sepse z. Rama është një helmues profesionist i opinionit, “turmave pa tru” më shumë sesa çdo zë nga opozita. Dhe është cinike kur sheh që në postimet e veta në rrjete sociale përdor etiketa si “të bashkuar, jo të ndarë”, një njeri që vetëm ndan me ekzistencën e vet politike, vetëm korrupton, blen dhe shet duke krijuar deri më sot një çiflig personal dhe të skotës së vet, dëshmi e së cilës është ikja në masë e njerëzve. Shpresojmë që të mos vjë ajo ditë që ky njeri të dalë me të vetët e të thotë se emigrimi është një thashethem i kazanit mediatik e politik, për të vazhduar mandej me këngën e radhës.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.