Duhem, por se për çfarë nuk e them

Postuar në 13 Mars, 2023 17:32

Në një përgjigje për MCN Tv, Agjencia për Media dhe Informim e drejtuar nga Endri Fuga dhe ndoshta krijuar për t’i gjetur edhe atij një punë drejtori, financohet me 230 milionë lekë, për të trajtuar problemet e informimit dhe transparencës për vendimet e institucioneve.

Në këtë përgjigje, 230 milionëshi justifikohet me 53 kërkesa nga media të ndryshme, prej të cilave 18 kërkesa për informacion, nga të cilat 9 u janë përcjellë institucioneve në zbatim të ligjit “Për të drejtën e Informimit”. 35 kërkesa për qëndrime të ndryshme apo reagime për media, teska vetë Agjencia vlerëson si element pozitiv të ekzistencës së vet edhe 57 konferenca për shtyp të organizuara për Kryeministrin dhe Këshillin e Ministrave.

Qershia mbi tortë: në faqen zyrtare të MIA-s(mia.gov.al), krijuar në mars 2022, janë publikuar 1040 artikuj informativë.

Është pak të thuash që kjo është asgjë më shumë sesa një qendër dispeceri e propagandës, pasi në kuadër të qeverisjes me një sporter, do të mjaftonte një portal me akses nga çdo zëdhënës institucioni për të publikuar reagime, qëndrime, përgjigje të kërkesave për informacion në vend se të krijohej një agjenci që edhe sot që flasim nuk e dim se çfarë bën.

Është karkateristike dhe karakteriale që personi që drejton këtë agjenci, shfaqet thujase asnjëherë në media, gati sikur të ketë turp nga zëri i vet, ndërkohë që nuk ka asnjë rast të vetëm që ministrat të mos marrin leje tek ai për daljet e veta. Pushteti i këtij njeriu, kuptohet për të prishur punë, nuk përkon me diskrecionin që ruan, ndërkohë që vetë Agjencia përkundrejt ligjit për të drejtën e Informimit, jo vetëm nuk ekziston, por as edhe ka kuptim të ekzistojë. Të kujtojmë këtu se institucionet të tilla si Bashkia e Tiranës që drejtohen nga Zdromsi paranojak ka në organikë dhjetëra persona për informimin dhe reagimin, diçka që nuk ka logjikë që ta mbulojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.