OKB: 52 vende në presion buxhetor për pagesat e borxhit të jashtë. 25, drejt pamundësisë për të paguar

Postuar në 06 Mars, 2023 17:59

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për masa urgjente për lehtësimin e borxhit të rreh 52 shteteve që sipas saj, janë në “stresin e pagesës”. Achim Steiner, kreu i Porgramit të Zhvillimit në OKB, është shprehur për AFP-në se 25 nga këto vende po shpenzojnë më shumë se 1/5-ën e të ardhurve për të përballuar pagesat e borxhit të jashtëm.

Situata tani për vendet në zhvillim kur vjen pun ate borxhi kombëtar është në fakt shumë, shumë serioz. 52 vende janë ose në stres borxhi, ose një hap larg nga pamundësia potenciale për të paguar

është shprehur ai.

Steiner nuk ka përmendur vendet në fjalë, por në një raport të UNDP-së të javës së shkuar, bëhet thirrje për fshirjen e 30% të borxhit në vlerën e tij të vitit 2021. Argjentina, Libani, Ukrania dhe 23 vende të Afrikës Sub-Sahariane, 10 nga Amerika Latine dhe tetë nga Azia Lindore janë mes atyre që përmenden në të.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.