Zvicra nuk mund të pretendojë më statusin e vendit neutral

Postuar në 25 Shkurt, 2023 17:43

Lufta në Ukrainë po sjell implikme të mëdha dhe serioze për shumë prej atyre që mund të quhen “klishe” në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se Zvicra, që së fundmi i është bashkuar sanksioneve kundër Federatës Ruse, nuk mund të pretendojë më se është një vend neutral. 

Zvicra, e cila i është bashkuar sanksioneve të njëanshme dhe ilegale të Perëndimit kundër Rusisë, nuk mundet të jetë më në kuptimin tonë një shtet neutral dhe as mund të pretendojë një rol ndërmjetësi në kontekstin e rregullimit të krizës në Ukrainë, përfshirë parashikimet për të ardhmen e saj

citohet ajo.

Ndonëse një qëndrim formal dhe publik, vënia në diskutim e statusit të vendit neutral të Zvicrës është një akt i parë i faktit se kriza në Ukrainë po fermenton ndjesi të pasigurisë së madhe ngado meqenëse çdo rezultat i saj passjell zhvillime të paparashikuara. Inkoherenca i ka përfshirë të gjithë përderisa p.sh Rusia nuk e mohon rolin ndërmjetës të Turqisë, një vend anëtar i NATO-s dhe që ka furnizuar me dronë “Bayraktar” Ukrainën. Nga ana tjetër, Perëndimi gjendet në kushtet e një paradoksi të madh teksa i kërkon Kinës të mos dërgojë armë për Rusinë, ndonëse ka furnizuar me miliarda dollarë armë Ukrainën dhe është aktualisht duke diskutuar dërgimin e avionëve ushtarakë, pasi miratoi furnizimin me tanke “Leopard”.

Kështu lufta ka hyrë në fazën ku asnjë argument nuk ka më prevalencë morale, pasi aktualisht rëndësi ka vetëm rezultati në terren. Është e vështirë të imagjinohet tani një paqe e nesërme me këtë armatim radikal të një teatri lufte që ndoshta u ideua si një ndërhyrje për aneksim rajoni sin ë Krime. E vetmja mënyrë për të zgjidhur deri diku logjikshëm këtë situatë është ndryshimi politik në Rusi, diçka që nuk po duket aktualisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.