Putin revokon urdhërin ekzekutiv të politikës së jashtme të vitit 2012

Postuar në 22 Shkurt, 2023 14:36

Media të ndryshme kanë vënë në dukje një akt të presidentit rus, Vladimir Putin, që ka të bëjë edhe me integritetin territorial të Moldavisë. Raportohet se kreu i Kremlinit ka revokuar një dekret të vitit 2012 që konsideron sovrantitetin e Moldavisë në zgjiedhjen e ardhshme për rajonin e Transnistrisë. Presidenca ruse bën me dije revokimi është bërë në optikën e:

Promovimit të interesave kombëtare të Federatës Ruse në kontekstin e ndryshimeve monumentale që po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare

Dekreti i revokuar është i 7 majit 2012 dhe ai parashikonte “zbatimin e një politike të jashtme koherente të Federatës Ruse që do të mbronte interesat e saj kombëtare bazuar në parimet e pragmatizmit, transparencës dhe një qasjeje shumë-vektoriale në formësimin e një sistemi të ri policentrik në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Ndër të tjera ai i vinte theksin marrëdhënieve me SHBA, ekonomike dhe politike, pjesëmarrjen e një Traktati të ri për Reduktimin e Armëve Strategjike dhe mbi këto premisa ishin udhëzuar të gjitha degët e zbatimit të politikave. Sa i përket Transnistrisë, çështja trajtohej në një paragraf bashkë me rajonin e Nagroni-Karabakut dhe promovimit të shtetësisë së Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

Udhëzime janë dhënë po ashtu për zgjidhjen e problemit të Trans-Dniestrisë, rregullimin e konfliktit të Nagorno-Karabakut në bashkëpunim me Grupin e Minskut, pjesë e OSBE-së dhe bazuar në parimet e theksuara në deklaratën e përbashkët të Presidentit të Rusisë, SHBA dhe Francës mes viteve 2009-2011…

thuhet në dekret.

Revokimi i aktit është vlerësuar nga kreu moldav i Komisionit të përbashkët të Kontrollit në Zonën e Sigurisë rreth Transdniestrisë, Alexandru Flenchea thjesht si një dokument politik për zbatimin e koncepteve të politikës së jashtme ruse dhe nuk ka të bëjë me braktisjen nga Putin të nocionit të sovranitetit moldav. Megjithatë dekreti i revokimit në të vërtetë paralajmëron politikë të re të Federatës Ruse që ka bërë në këtë drejtim disa lëvizje që përcjellin mesazhin e duhur. Rusia ka njoftuar pezullimin e START, është në konflikt në Ukrainë, de facto dhe de jure ka disa shtete të shpallur si kundërshtarë dhe është në sanksione.

Leximi i Kremlinit për situatën politike në Europë së paku nuk përputhet me me atë të Perëndimit, të cilin Rusia e shpall si antagonist dhe pjesë të një historie dominimi, të cilës po i vjen fundi. Në këtë kuadër komentet mbi Moldavinë që bëhet në këtë rast është një vëzhgim pjesor mbi një ndryshim thelbësor në Rusi, vend që po vepron aktualisht nën peshën apo reagim të një lloj zhgënjimi dhe hidhërimi mbi respektin e munguar ndaj saj, sesa nën presionin real të rrethanave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.