Kam një parandjenjë se do kemi luftë me Kinën në vitin 2025

Postuar në 28 Janar, 2023 16:52

Një gjeneral i forcave ajrore amerikane, Mike Minihan, që drejton komandën e lëvizshme ajrore ka deklaruar se SHBA do të përfshihet në konflikt ushtarak me Kinën në vitin 2025.

Shpresoj ta kem gabim, por parandjenja më thotë se do të luftojmë në 2025-ën

është shprehur ai në një memo që është zbardhur nga “NBC News”.

Dokumenti në fjalë i është dërguar të gjitha degëve të komandës së tij, por edhe komandave të tjera operacionale të Forcës Ajrore. Minihan ka interpretuar se në vitin 2024 kur SHBA do të jetë në zgjedhjet presidenciale, Kina do të veprojë për të goditur Tajvanin,çka kërkon qysh tani sipas tij organizimin e një Forcë të Përbashkët të Manovrimit.

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA e ka cilësuar dokumentin si shprehje të pikëpamjeve të Minihan, por jo të politikës zyrtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.