Shefi i ushtrisë norvegjeze: Rusia po i afrohet 180 000 viktimave në Ukrainë

Postuar në 26 Janar, 2023 02:10

Shefi ushtrisë norvegjezë, Eirik Kristoffersen, ka deklaruar gjatë një interviste për Tv2 se viktimat ruse në luftën në Ukrainë po i afrohen shifrës 180 000, përfshirë të vrarë dhe të plagosur. 

 Humbjet ukrainase janë ndoshta mbi 100 000, të vdekur apo të plagosur. Ukraina ka rreth 30 000 civilë të vdekur në këtë luftë tmerrshme 

është shprehur gjenerali norvegjez. 

Shifrat e Kristoffersen përafrohen me deklarimet amerikane, ndërkohë që ushtaraku norvegjez ka shtuar se pavarësisht kësaj, Rusia është në gjendje ta vazhdojë gjatë këtë luftë. 

Nëse konfirmohen si të vërteta ato mund të quhen katastofike pasi rezulton se Rusia ka humbur mbi 16 000 trupa në muaj, diçka që i ngjan një makine grirëse. Për krahasim, amerikanët humbën 58 mijë trupa në Vietnam, në një luftë disa vjeçare, ndonëse duhet thënë se Vietnami nuk ishte Ukraina në kapacitete. Në çdo rast asnjë prej palëve të përfshira drejtpërdrejt në konflikt nuk ka pranuar pretendime të tilla, ndonëse nuk ka një përgënjeshtrim të prerë të tyre. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.