Polonia nuk pret Gjermaninë, Morawiecki: Po i mbajnë tanket derisa Rusia të trokasë në dyert e Berlinit?

Postuar në 22 Janar, 2023 17:34

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka deklaruar në një intervistë për Agjencinë Polake të Lajmeve se Varshava nuk do të presë Gjermaninë për të dërguar tanke Leopard në Ukrainë, por do të veprojë vetë.

Nuk do të rrimë të shohim sesi Ukraina gjakoset për vdekje

citohet ai.

Deri më tani, Berlini ka refuzuar të dërgojë tanke beteje, por ministri i ri i Mbrojtjes, Boris Pistorius është shprehur se Gjermania nuk do të ushtrojë veton për ato vende që eksportojnë tankun e prodhuar prej saj. Kryeministri polak ka ecur larg kur u shpreh se prêt nga Gjermania të bëjë një deklaratë për dërgimin e tankeve duke shtuar:

Lufta është këtu dhe tani. Mos vallë gjermanët duan t’i mbajnë tanket rezervë derisa Rusia të mposhtë Ukrainën dhe të trokasë në dyert e Berlinit?

Nxitimi polak është i ngjashëm me atë të vendeve balltike që e perceptojnë Rusinë si kërcënim ekzistencial dhe kulturor. Polonia është vendi që ka antagonizmin më të madh me Rusinë, është revizionuesja kryesore e Luftës së Dytë Botërore dhe shtyn me forcë për një drejtim antirus në politikën europiane. Në Poloni ka kohë që tema e historisë së shtetit dhe shkatërrimit të Komonuelthit Lituano-Polak është rimarrë si argument i një katastrofe kombëtare krijuar nën presioni ruso-gjerman. Në këto kushte Europa ndodhet në kryqëzimin e një vendimi që e sheh atë të ndarë: pakkush në Perëndim do apo kupton një konfrontim me Rusinë siç përjetohet ai në Europën Qendrore dhe Lindore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.